Ministri Tahiri e shiti në zyrën e tij “copën” e tij të makinave të firmës “BE-HA-SE”

502
Gazeta “Telegraf”, në vazhdim të betejës së saj me korrupsionin shtetëror dhe me çdo lloj krimi tjetër, i ka kërkuar dhe po i kërkon përsëri prokurorisë dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, të nis urgjent hetimin për këtë skandal dhe të çoj përpara drejtësisë, këta dy shtetarë abuzatorë, mbasi ka prova të plota shkresore zyrtare dhe akt ekspertize që vërtetojë abuzimin e tyre me këto dy tenderë të sajuar e të copëtuar në dy pjesë qëllimisht për të përfituar
Tamam si në botën e egër e të pangopur të “xhunglës”, dy ministra të “Rilindjes”, kanë inskenuar një vjedhje skandaloze të pasurive të shtetit, duke e përligjur këtë krim të rëndë ekonomik-financiar, me dy tenderë të veçantë, të veçuar nga njeri-tjetri, të shpallur nga dy ministra, për të njëjtën “plaçkë shteti” të futur në “kthetra”, por të ndarë në dy copa, d.m.th., në dy tenderë shitjeje, duke marrë secili në mirëkuptim, “copën” e vetë të kësaj “plaçke shteti”. Është fjala, për tenderin e shitjes së makinerive, pajisjeve dhe automjeteve të transportit të firmës turke “BE-HA-SE”, të sekuestruara nga shteti. Dy ministrat që po shqyejnë këtë pasuri afro 1 milionë dollarë, janë dy simbolet e “babëzisë”, ikonat e korrupsionit të kësaj qeverie, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Transportit e Rrugëve Edmond Haxhinasto. Të dy këta, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë sajuar një tender tipik mafioz për shitjen e makinerive, pajisjeve dhe materialeve ndërtuese të firmës “BE-HA-SE”, duke i ndarë ato në dy “paketa” shitjeje. Ministri Saimir Tahiri, si më “i forti”, ka marrë 40 makinat e rënda që kushtojnë minimalisht 987 milionë lekë dhe i ka nxjerr në shitje si “skrap”, në peshën 540 mijë e 899 kilogramë gjithsej, me vlerën qesharake 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë të reja, ndërkohë që vetëm 8 nga këto makineri ndërtimi rrugësh, kushtojnë nga 200 mijë-270 mijë euro secila! Por ja, që Ministri Tahiri, dje më 20 prill 2015 zhvilloi tenderin në zyrën e tij, i shiti ato si skrap dhe morri pjesën e tij, duke zhvatur 824 milionë lekë nga fitimi i shtetit, llogaritur nëse ato do të shiteshin siç janë realisht: makineri moderne në gjendje të plotë pune e teknike! Dje, Ministri Tahiri, shiti pjesën e tij të “gjahut” që kishte kapur me fuqinë e “kthetrave” si Ministër i Brendshëm, duke përdorur si fasadë Drejtorinë e Rezervave të Shtetit, për të maskuar vjedhjen që bëri! Ndërsa pjesën tjetër të makinave të firmës “BE-HA-SE” e ka futur në “kthetra” Ministri Edmond Haxhinasto, i cili copën e tij të “gjahut” të ndarë me Ministrin Tahiri, ka vendosur ta shes në datën 5 maj 2015, në tenderin që ka organizuar vetë, duke përdorur si maskë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, për të fshehur vjedhjen që do bëjë. Gazeta “Telegraf”, në vazhdim të betejës së saj me korrupsionin shtetëror dhe me çdo lloj krimi tjetër, i ka kërkuar dhe po i kërkon përsëri prokurorisë dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, të nis urgjent hetimin për këtë skandal dhe të çoj përpara drejtësisë, këta dy shtetarë abuzatorë, mbasi ka prova të plota shkresore zyrtare dhe akt ekspertize që vërtetojë abuzimin e tyre me këto dy tenderë të sajuar e të copëtuar në dy pjesë qëllimisht për të përfituar. 
Sigal