Ministri Petrit Vasili, uron administratën e Donald Trump: Do jemi korrekt në bashkëpunimin me ju!

429
Ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Petrit Vasili është i pari ministër i qeverisë, që uron një zyrtar të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. Mësohet se zoti Vasili i ka dërguar sot një letër zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm Amerikan të sapozgjedhur, Jeff Sessions. “Me mirënjohje të thellë konstatoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një partner i ngushtë për institucionet shqiptare, ndaj gjej rastin të vlerësoj këtu ndihmën e Departamentit të Drejtësisë, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri”,-shkruan Vasili. Sakaq Vasili në cilësinë e ministrit të Drejtësisë në Shqipëri ai i shpreh Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA¬-ve vullnetin “për një angazhim serioz drejt thellimit të bashkëpunimit me institucionin që unë drejtoj, por edhe me institucionet e tjera në fushën e zbatimit të ligjit”. Vasili thekson se “çështjet e drejtësisë janë një sfidë madhore për çdo komb ndaj dëshiroj edhe njëherë t’ju përcjell urimet më të përzemërta për detyrën tuaj të re, duke mbetur besimplotë në arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme gjatë këtij mandate”.


Sigal