Ministri Petrit Vasili, në takimin e 5-të “Euralius IV”: Kushte të plota, për implementimin e reformës në drejtësi

432
Fokusi i punës së Euralius 4, duhet tashmë të orientohet për të asistuar të gjithë procesin e implementimit të reformës, me qëllim dhënien e asistencës për krijimin, konstituimin, apo dhe bërjen funksionale të institucioneve të reja të sistemit, duke filluar me ato institucione për të cilat kemi më shumë nevojë
Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Projekti, që financohet nga Bashkimi Evropian, filloi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017, me fondet “IPA 2013” për Shqipërinë. Në fjalën e tij, ministri Petrit Vasili vuri theksin tek rëndësia e këtij misioni në procesin e Reformës në Drejtësi, duke konsideruar, duke sjellë një produkt tërësisht të paanshëm dhe profesional. Në fjalën e tij, ministri Petrit Vasili, theksoi: “Ne nuk bëjmë dot pa EURALIUS, por edhe ata nuk bëjnë dot pa ne. Ekspertët njohin realitetin, mundësitë reale të zbatimit të kuadrit ligjor që do të ndërtohej. Zbatimi i shpejtë dhe efikas i jep vlerë ndryshimeve të bëra. Falë punës edhe të ekspertëve të këtij misioni, janë miratuar ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet të tjera që plotësojnë gjithë kuadrin ligjor për formimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Ndërsa u ndal tek roli i Euralius në procesin e reformës, z. Vasili e konsideroi atë kyç, së bashku me ekspertizën e ofruar nga ekspertët e OPDAT. Puna e tyre ka qenë përcaktuese për realizimin e reformave në drejtim të konsolidimit të institucioneve shqiptare të drejtësisë që prej vitit 2005, ndërkohë që ky partneritet asiston institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim fuqizimin e pavarësisë, transparencës, efiçencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Duke u ndalur tek faza e re dhe orientimet e punës në të, ministri Vasili tha se “tashmë falë punës së ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, ku përfshihet edhe puna e Euralius, ne sot kemi ligjet kryesore të miratuara, kemi ndryshimet kushtetuese të miratuara dhe në fuqi, si një shtrat të plotë ligjor, në mbështetje të të cilit u miratuan dhe shtatë ligjet e tjera, nëpërmjet të cilave kemi dizenjuar; se si sistemi në të ardhmen do të duhet të funksionojë, kush janë institucionet e reja dhe cili është roli i tyre, si do të koordinojnë këto institucione me njeri-tjetrin dhe ajo që është më e rëndësishmja, kush dhe si do të kryhet monitorimi, kontrolli dhe rivlerësimi i të gjithë sistemit”. Ndërkaq, ministri i Drejtësisë vuri në dukje se aktualisht jemi në fazën e implementimit të këtyre 8-ligjeve të para të reformës, që sot janë në fuqi, me qëllim konstituimin e institucioneve të reja të sistemit dhe fillimit të funksionit të tyre, ndërkohë që na pret edhe faza tjetër të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe, asaj të diskutimit dhe miratimit edhe të një pakete reale që i nevojitet implementimit të reformës. Lidhur me këtë, z. Vasili sugjeroi që roli dhe fokusi i punës së Euralius 4, duhet tashmë të orientohet për të asistuar të gjithë procesin e implementimit të reformës, me qëllim dhënien e asistencës për krijimin, konstituimin, apo dhe bërjen funksionale të institucioneve të reja të sistemit, duke filluar me ato institucione për të cilat kemi më shumë nevojë. “Pas krijimit të këtyre institucioneve të reja, EURALIUS do të duhet t’i asistojë ato me qëllim që brenda një kohe sa më të shkurtër ato të jenë funksionale dhe të prodhojnë rezultatet për të cilat qytetarët presin”, theksoi ministri Vasili, ndërsa shtoi se roli i ekspertizës së huaj dhe konkretisht i Euralius e OPDAT duhet të jetë edhe interpretativ apo përcaktues/udhëzues mbi mënyrën se si duhet zbatuar në praktikë dispozitat e reja ligjore, që shpesh herë për politikën, interpretohen në mënyra të ndryshme, duke krijuar edhe keqkuptime të panevojshme; ndërkohë paralelisht me dhënien e kësaj ekspertize, duhet që të mos harrojmë edhe pjesën tjetër të paketës së ligjeve që janë ende në fazë konsultimi në komisionin e ligjeve. 
Sigal