Ministri Pandeli/ Majko Kushtetuta duhet të respektohet. Presidenti ka rol protagonist. Koha të mos shkojme në drejtim të paditur

436
Sigal

Ministri Pandeli Majko kundër mazhorancës: Kushtetuta duhet respektuar, mos shkohet në drejtim të paditur

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka mbajtur një qëndrim të moderuar ndaj përplasjeve mes Presidentit dhe mazhorancës, lidhur me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Meta paralajmëroi se mund të shpërndajë Parlamentin me një dekret, Rilindja dhe deputetë të “Opozitës së Re” miratuan një rezolutë kundër tij. Kryeministri Edi Rama tha, se Ilir Meta ka humbur busullën dhe i bëri thirrje Komisionit të veprojë sa më shpejt për shkarkimin e Presidentit. Por Pandeli Majko ka bërë thirrje për dialog, madje shprehet se nuk duhet të shkohet në drejtim “të paditur”. “Ka disa nene të Kushtetutës që duhen respektuar. Presidentit i takon të jetë protagonist i stabilitetit. Nuk besoj që sherri duhet të precipitojë në histori të natyrave të tilla. Shqipëria duhet të ketë stabilitet politik dhe rajonal. Nga PS është shprehur gatishmëria për një dialog dhe jo për të ecur në një drejtim të paditur”.