Ministri Panariti pret Shefin e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim

390
Sigal

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Z. Edmond Panariti, priti Shefin e Zyrës së ADA (Agjencia Austriake për Zhvillim), Z. Heinz Habertheuer, me të cilin diskutoi rreth projektit të Komisionit Evropian, për Menaxhimin e Integruar të Ujit. Z. Hahertheuer e njohu ministrin Panariti me projektin që Komisioni Evropian i ka deleguar Agjencisë Austriake për Zhvillim, si dhe me hapat që do të ndiqen në vazhdim, të cilët konsistojnë në hartimin e detajuar të projektit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Nga ana e tij, Ministri Panariti i shprehu mbështetjen e tij personale, por edhe të dikasterit që drejton për bashkëpunim në vazhdim, në të gjitha fazat e kërkuara nga ADA, si në hartimin e projektit, ashtu edhe në zbatim të tij. Në ditët në vazhdim, përfaqësuesit e ADA do të dërgojnë pranë Ministrisë së Bujqësisë një draft ideje, me qëllim hartimin e projektit në bashkëpunim me ekspertët e MBZHRAU.