Ministri Panariti: LSI, mbështetje për sektorin e fasonerisë që siguron vende pune, pagat deri në 30 mije lekë të patatueshme

367
Ministri i Bujqësisë dhe kandidat për deputet në Qarkun Korçë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Z.Edmond Panariti, i shoqëruar dhe nga kandidati Piro Kapurani, vizitoi sot një biznes fason në qytetin e Korçës.

Duke bashkëbiseduar me gra e vajza të rrobaqepësisë që administrohet nga një biznesmen grek, deklaroi se “Në programin e LSI është mbështetja pa kufi e këtij lloj aktiviteti, pasi është një nga mënyrat më të mira të mbështetjes dhe rritjes së punësimit në vend”.

“Duke ju përgëzuar për punën që bëni, dua të theksoj faktin se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë por dhe do të jetë, me një program konkret, të mirëmenduar, mbështetëse e kompanive fasone në vendin tonë.

“LSI do të mbështesë aktivitete të tilla që secila punëson qindra persona, duke i lehtësuar ato nga detyrimet fiskale”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “Sipas programit të LSI, edhe pagat deri në 30 mijë lekë (të reja) do të jenë të patatueshme”.

Ministri Panariti, gjatë bashkëbisedimit me të punësuarat në këtë shoqëri konfesionesh theksoi se ka dhjetra biznesmenë që duan të investojnë në këtë sektor, që përveçse është fitimprurës, ndikon pozitivisht direkt në ekonominë e familjeve shqiptare. Kjo sepse ka një kapacitet të madh punësimi.

“LSI është promotore e zhvillimit të vendit, zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe të çdo familjeje shqiptare. Ndaj, programi jonë politik për 4 vitet e ardhshme do të ketë në vëmendje edhe biznesin fason, si një mundësi zhvillimi e punësimi”, – theksoi Panariti.

Ndërkohë, kandidati tjetër për deputet i LSI, Piro Kapurani, iu kërkoi punonjëseve të ndërmarrjes fasone ku ndodheshin për vizitë, që të mbështesin LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, me qëllim që kjo forcë politike të dalë forcë e parë dhe të bëjë realitet programin e saj, politik dhe ekonomik.
Sigal