Ministri Panariti inaguron karantinën e parë në Shqipëri për kafshët e gjalla në Fushë-Krujë

578
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, inaguruoi sot karantinën e parë për kafshët e gjalla, në Bilaj të Bashkisë Fushë-Krujës. Investimi i Ministrisë së Bujqësisë, në vlerën e 1 milionë eurove, do t’i shërbejë karantinimit të detyrueshëm të të gjitha kafshëve të importit, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksioneve në tregje. Ministri Panariti deklaroi se, “kjo është karantina e parë e këtij lloji në Shqipëri, një ndërtim bashkëkohor dhe më standardet e Bashkimit Evropian”.

“Ministria e Bujqësisë investoi 1 milionë euro për këtë karantinë, e cila është e para e këtij lloji në vendin tonë, e ndërtuar me standardet e Bashkimit Evropian. Kapaciteti i saj është 250 krerë gjedh, 400 të imëta, 400 derra dhe deri në 4 mijë shpendë, të ndara në 4 njësi shërbimi”, tha Ministri i Bujqësisë.

Sipas tij, nga ky moment e në vazhdim, të gjitha kafshët që vijnë nga importi, do të kalojnë periudhën e detyrueshme të karantinës, si masë për parandalimin e përhapjes së infeksioneve në tregje.
Sigal