Ministri Olldashi inspekton mbikalimin e Levanit

540
Sigal

Duke filluar nga 1 gushti hapet për trafikun segmenti Levan –Damës, pjesë e autostradës Levan-Tepelenë

Tridhjetepesë kilometrat e parë të rrugës LevanTepelenë janë tashmë gati për t’u hapur për trafikun. Këtë e konfirmoi dje Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, gjatë një inspektimi që zhvilloi në mbikalimin e Levanit, aty ku  lidhen rrugët Levan – Vlorë, Levan-Tepelenë dhe Bypass-i i Fierit. Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi tha se : “Kemi ardhur të shikojmë asfaltimin e nyjes së Levanit një mbikalim shumë  i rëndësishëm që do të bëj lidhjen e aksit Fier-Vlorë në të ardhmen Bypass-it të Fierit me aksin Fier-Tepelenë. Synimi është që më 1 gusht ne të hapim për trafikun segmentin e parë të rrugës Levan –Tepelenë, 35 km e parë dhe që janë më tëv ështirët sot, segmentin nga Levaninë Damës përt’u lidhur aty me segmentin e dytë Damës –Tepelenë”. Ndër të tjera ministri Olldashi tha se: “Hapja e këtij segmenti është shumë e rëndësishme për të gjithë fluksin e trafikut që shkon drejt Jugut të vendit, për shkak se eleminon të gjithë rrugën e vështirë që është sot, nga Patosi deri në Ballsh dhe më tej drejt Fratarit dhe përmirëson në mënyrë të ndjesh me cilësinë e udhëtimit”. Segmenti Levan-Damës përbën gjysmën më të vështirë të projektit Levan –Tepelenë, gjithsej 70 kilometra dhe hapja e tij për trafikun shënon një lehtësim të ndjeshëm të udhëtimit drejt Jugut të vendit, pasi eleminon trajektoren e vështirë Patos-Ballsh-Fratar. Ky segment është tërësisht në një trajektore të re që shtrihet përgjatë luginës së Vjosës, duke i dhënë rrugës një karakter tërësisht fushor. Shpejtësia e parashikuar e lëvizjes, varion nga 80 deri më 100 km/orë. Ndërkohë, punimet vazhdojnë me intensitet edhe në segmentin nga Damësi-në Memaliaj.