Ministri Olldashi: “Fitorja në Fier nis nga të rinjtë”

419
Sigal

Ministri i Transportit dhe, njëkohësisht kandidati i PD-së në Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi zhvilloi dje një takim me të rinjtë e të rejat  studente  në qytetin e Fierit. Sipas Olldashit, prioriteti i politikës së PD-së ka qenë gjithmonë puna me të rinjtë, duke fokusuar në programin e saj të gjitha mundësitë që duhet të jepen për shkollimin, arsimimin, dhe punësimin e të rinjve. Ministri Olldashi, nëpërmjet dialogut me të rinjtë, dëgjoi me vëmendje të gjithë të rinjtë, duke u njohur me interesat e tyre, shqetësimet, problemet dhe iu përgjigj pyetjeve që të rinjtë i drejtuan kandidatit për deputet, Sokol Olldashit. Në bashkëbisedimin e tyre, u shpreh qartë se të rinjtë e të rejat kanë besimin se programi i PD-së, sikurse deri tani politikat që ka ndjekur maxhoranca, do të ketë në qendër të vëmendjes interesat e të rinjve dhe, njëkohësisht, shprehën dëshirën në një fitore bindëse të PD-së në 23 Qershor, për të jetësuar të gjitha projektet politike që mbart programi elektoral i PD-së për brezin e ri.  Në rrjetin e vet social, ministri Olldashi shkruan, për këtë takim të tij me studentë e studente në qytetin e Fierit. “ Sot (dje) zhvillova një takim të mrekullueshëm me studentët në Fier. I falënderoj nga zemra të gjithë. Fitorja në Fier nis nga të rinjtë!”.