Ministri Naço: Kodi i procedurës administrative lehtëson punën e nëpunësve civilë

454
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço prezantoi para disa ditësh nismën e re për hartimin e Kodit të Procedurës Administrative, që sipas tij ka mes të tjerash si qëllim lehtësimin e nëpunësve civil dhe modernizimin e administratës publike. “Problematikat duheshin adresuar në këtë kod që e konsideroj si të domosdoshëm hartimin e një kodi të ri. Kjo nismë ligjore është bërë në bashkëpunim me partnerët e BE-së”, tha Naco. Administrata Publike është dëmtuar nga inercitë politike, pasi çdo ndryshim i qeverisë ka nënkuptuar gjithashtu një ndryshim të stafit administrativ, duke përfshirë pozicionet teknike. Si e tillë, administrata shtetërore është reduktuar në një staf të politizuar me pak përvojë, merita profesionale dhe me burokraci të tepruar. Ndryshimet e propozuara synojnë krijimin e instituteve të reja ligjore nëpërmjet rihartimit të tij në përputhje me standardet europiane. Më konkretisht, risitë që paraqet ky projektligj janë: -Qartësimi i strukturës së Kodit të Procedurave Administrative, duke lehtësuar leximin dhe interpretimin e tij. Në tërësi, struktura e Kodit të ri ndjek një rrjedhë logjike, që do të jetë një plus për mirëzbatimin e tij; – Pikat e shërbimit me një ndalesë përbëjnë një lehtësi për qytetarin, i cili shërbimet administrative mund t`i përfitojë drejtpërdrejt në pikën e shërbimit me një ndalesë, si dhe nëpërmjet postës apo mjeteve elektronike; -Përmirësimi i transparencës së procedurave administrative. Parimi i informimit dhe i ndihmës është ai që do të udhëheqë administratën publike në vazhdimësi; -Përmirësimi i efikasitetit të vendimmarrjes administrative. Parimi i deburokratizimit dhe parimi eficencës sanksionohen që në hyrje të Kodit; -Promovimi i një praktike administrative të orientuar drejt shërbimit dhe një administratë publike profesionale, që siguron një administratë të paanshme dhe profesionale.