Ministri Naço: “Do instalojmë shtetin e së Drejtës”

427
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në fjalën e tij në Kuvend, zbardhi programin e reformave që do të fillojnë të zbatohen në ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të synojnë instalimin e shtetit të së drejtës.Nëpërmjet këtij programi ne synojmë instalimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit duke ndërmarrë reformat  në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në sistemin e gjyqësor në veçanti, me qëllim rivendosjen e integritetit të pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë. Për të arritur këto qëllime ne do të propozojmë dhe do të bëjmë shumë shpejt ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin Penal. Kodi i Procedurës Penale do të ndryshohet në fazën e hetimeve paraprake, për gjykimin e shkurtuar, për gjykimin e drejtpërdrejtë, në reformimin e drejtësisë për të miturit për masat e sigurimit do të ndryshojnë sipas praktikave më të mira në përshtatje dhe me aktualitetin shqiptar. Reforma jonë në raport me Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të synojë rishikimin kryesisht, por jo vetëm, të përbërjes dhe statusin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve, si dhe proceset disiplinore. Në këtë proces qëllimi kryesor që do të na udhëheqë do të jetë synimi për të forcuar pavarësinë, paanshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Në fokusin e punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe të qeverisë do të jetë edhe forcimi i statusit të gjyqtarit dhe prokurorit, si dhe garantimi i funksionimit efektiv të sistemit të vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët.