Ministri Mediu vetëmburret, nëpër konferenca, për …katastrofën ekologjike

434
Sigal

 Ndërsa pyjet e Shqipërisë shfarosen  nga sëpata, zjarri dhe braktisja e politikave…

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, kishte organizuar një konferencë për pyjet, ku të vetmet  që ranë  në sy ishin mburrjet e mëdha të ministrit Mediu, thua se, Shqipëria është mbushur me pyje, që mund t’ja kenë zili edhe Kanadaja e Suedia. Ministri Mediu, duke e dëgjuar nga ligjërata, të jep përshtypjen se nuk jeton  dhe nuk  e njeh fare realitetin e pyjeve në Shqipëri, ose është krejtësisht i papërgjegjshëm, kur bën fjalë për reforma të thella, që ka ndërmarrë ai (si ministër) dhe për arritjen e standardeve europiane në pyje, ndërkohë që, tashmë për pyje në Shqipëri mund të flasim, jo më për sipërfaqe, por për pemë të veçanta, që i kanë mbijetuar (akoma) sëpatës dhe zjarrit. Ministrit Mediu, duke  qenë se flet  nëpër konferenca për një realitet që nuk e ka njohur dhe nuk e ka prekur, po i kujtojmë një reportazh  të gazetës më të madhe greke “Ta Nea”, e cila në 16 janar të 2013-s botoi titullin e madh, “Gramozi plaçkitet nga mafia e shqiptare e drurëve”, ku përshkruhet shkatërrimi i pyjeve të malit të Gramozit, për shkak të prerjes së drurëve, që bëhet nga shqiptarët. Sipas gazetës, mafia shqiptare bashkë edhe me trafikantë grekë po shkatërrojnë pyllin me prerjet e paligjshme të pemëve. Gazeta shkruan se trupat transportohen me mushka pranë fshatit Vidohovë, ku është hapur një kompleks me sharra elektrike dhe ku priten e bëhen gati për në destinacion. Zv/guvernatori i Kosturit Dhimitris Savopoulos ka konfirmuar për gazetën greke se vitet fundit janë prerë mbi 3000 hektarë pyje, një zonë ekuivalente me 35 000 m kub lëndë drusore. Sipas “Ta Nea”, ky biznes ka lulëzuar, sidomos pas vitit 2007, dhe iu është lënë trafikantëve fushë të lirë veprimi. Ministri Mediu, duke dashur të fshehë realitetin e shfarosjes së pyjeve për shkak të veprimeve kriminale të njerëzve që synojnë të pasurohen me pasuritë kombëtare të pyjeve, nuk është në gjendje të thotë asnjë masë që të kenë ndërmarrë pseudoreformat e tij në mbrojtje të pyjeve nga sëpata dhe zjarri. 100 metra larg Tiranës, pyjet priten me sëpatë dhe drurët transportohen, pa u shqetësuar kurrkush për këto dëme kolosale, që i bëhen pyjeve. Atëherë, si mund të mbrojë pyjet në Gramoz, në malet e Lëpushkës të Librazhdit, në Pukë, ministri mjedisor (i zyrave), Fatmir Mediu?

Flet për “Telegraf”

Mentor Kikia, Kryetari i “Alternativës Civile”

Pyjet nuk po shkatërrohen për shkak të nevojës që ka vendi për lëndë drusore, por për shkak të importeve. Dhe kjo ka nxitur edhe zjarrvënien e qëllimshme në parqe e pyje pasi pas flakëve këto pyje priten dhe eksportohen. Ka një strategji për menaxhimin e pyjeve që po ia kalon pronësinë e tyre në mënyrë graduale pushtetit vendor, por në kushtet e korrupsionit, kjo praktikë ka rezultuar e dëmshme, pasi komunat, në mënyrë abuzive, u kanë dorëzuar personave të ‘huaj”, pra jo komunitete dhjetëra hektarë pyje dhe gjatë vitit që shkoi kjo bëri që të ketë edhe zjarrvënie të qëllimshme nga vetë banorët.