Ministri, kryetar bordi te shoqata e babait, babai anëtar bordi te ministria e djalit

1847
Praktika e lejimit të bordeve, po gllabëron mialiarda në vit nga taksat e shqiptarëve, si paga fiktive për një klikë nepotike familjare e klanore, ku 12% e përfituesve janë anëtarë në 3-5 borde shtetërore
Një drejtor drejtorie doganash është anëtar bordi në një spital! Një këshilltar për NATO-n i Ministres së Mbrojtjes Kodheli është anëtar bordi në një azil pleqsh! Një këshilltar shëndetësie është anëtar bordi në drejtorinë e patentave! Një drejtor drejtorie në ministrinë “Gjiknuri” është anëtar në bordin e Teatrit të Kukullave! 
Një këshilltar i kryeministrit Rama për bujqësinë është anëtar bordi në një nga bordet e “Posta Shqiptare”. Një dekan i shkencave sociale është anëtar bordi në Inspektoriatin Qendror Teknik (IQT), një këshilltar kulture ministrie është anëtar bordi në një drejtori rruge, ndërkohë që një këshilltar për kultet fetare është anëtar bordi në një drejtori dogane dhe një drejtor teatri është anëtar në… Bordin e Kullimit të një Qarku!
Sipas një statistike numri i bordeve e këshillave mbikëqyrës, bordeve teknikë, këshillave teknikë dhe këshillave drejtues që janë krijuar nga drejtuesit shtetërorë, si burim fitimi me paga “thela mbi bisht” nga paratë e buxhetit të shtetit, arrin në 1278 të tillë, me mbi 17 mijë anëtarë, ku afro 2500 mijë janë drejtues që paguhen 2-3 e 10 fish më tepër se anëtarët dhe sa 1-2-3 herë më tepër se paga mujore shtetërore…
Një metodë pasurimi e shtetarëve nëpërmjet skemës shtetërore të vjedhjes së fondeve publike e taksave të shqiptarëve, që po përdoret rëndomë e hapur në këto 23 vite shtet e shoqëri shqiptare tranzitive, të lënë qëllimisht prej politikës, është anëtarësia në bordet e ministrive, të drejtorive të ministrive, të agjencive të shërbimeve publike, të universiteteve, fakulteteve, institucioneve shkencore, kërkimore, kulturore, sportive, të institucioneve qeverisëse të pushtetit lokal, në shoqëritë anonime dhe ndërmarrjet pronë shtetërore e deri në ndërmarrjet e pastrim-gjelbërimit, të ujësjellës-kanalizimeve, të ujësjellësve të bashkive etj. Mos u habitni, por edhe në Gjykatën Kushtetuese e në Presidencë ka borde! E sikur të mos mjaftonin bordet, në disa ministri, drejtori qendrore, institucione e ndërmarrje shtetërore, përveç bordeve janë ngritur edhe Këshilla Mbikëqyrës, që gjoja kontrollojnë… bordet! Këto Borde drejtuese, Borde Teknike, Këshilla Mbikëqyrës e Këshilla Teknik, janë shpikur jo për të drejtuar e kontrolluar punët, siç thonë “statutet” e tyre, por që anëtarët të përfitojnë pagesa të tjera mujore shtesë, mbi pagesën mujore që u jep shteti. Në këto borde, miratohen si anëtarë shtetarë, vartës, familjarë e shokë të tyre. Në borde gjen ministra, zv/ministra, këshilltarë kryeministri e ministrash, këshilltarë presidenti, drejtorë drejtorie, profesorë miq, kunetër, shokë, prindër të ministrave dhe deputetëve, bashkëshortë, krushq e sekretare ministrash! Nëse shikon përbërjen e bordeve, ndesh që një person është anëtar në 3, 4 e 6 borde, madje një rektor universiteti është anëtar në 11 borde e këshilla drejtues, deri edhe nënkryetar bordi në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve të një bashkie periferike! Një këshilltar për NATO i ish-kryeministrit Berisha është ende anëtar bordi në 3 ndërmarrje ujësjellësi në rrethin e Sarandës e Vlorës. Një këshilltar i presidentit Nishani është anëtar bordi në 2 ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh në Gjirokastër dhe në 1 ndërmarrje shpim-kërkimi nafte! Po kështu 17 shtetarë dhe zyrtarë të lartë arsimi, kulture, shëndetësie e integrimi, janë anëtarë dhe nënkryetarë në bordet e kullimit e të ndërmarrjeve të KESH! Një zv/ministër arsimi është anëtar bordi në një Port Detar, ndërkohë që një zv/ministër mbrojtjeje është anëtar bordi në departamentin femëror të barazisë gjinore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Një këshilltar kulture është anëtar në bordin e agrobiznesit! Një drejtor drejtorie doganash është anëtar bordi në një spital! Një këshilltar për NATO-n i Ministres së Mbrojtjes Kodheli është anëtar bordi në një azil pleqsh! Një këshilltar shëndetësie është anëtar bordi në drejtorinë e patentave! Një drejtor drejtorie në ministrinë “Gjiknuri” është anëtar në bordin e teatrit të kukullave! Një këshilltar i kryeministrit Rama për bujqësinë është anëtar bordi në një nga bordet e “Posta Shqiptare”. Një dekan i shkencave sociale është anëtar bordi në Inspektoriatin Qendror Teknik (IQT), një këshilltar kulture ministrie është anëtar bordi në një drejtori rruge, ndërkohë që një këshilltar për kultet fetare është anëtarë bordi në një drejtori dogane dhe një drejtor teatri është anëtar në Bordin e Kullimit të një Qarku! Ndërsa sipas faqeve “online” të drejtorive të institucioneve shëndetësore e spitalore rajonale e qendrore në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është kryetar në të gjithë bordet e këtyre institucioneve. Ajo që bën përshtypje është numri i madh i bordeve e këshillave mbikëqyrës, të krijuar sidomos në 15 vitet e fundit, ku rekordin e mbajnë ministritë me nga 20-25 borde me emra të çuditshëm dhe me funksione fiktive, të mbushur me shtetarë, zyrtarë e familjarë të tyre, që emërohen anëtarë e drejtues bordesh nëpër ministritë, institucionet, agjencitë dhe ndërmarrjet e njeri-tjetrit, sa për të zhvatur paga, mbi pagat që u jep shteti. Sipas një statistike numri i bordeve e këshillave mbikëqyrës, bordeve teknikë e këshillave teknikë dhe këshillave drejtues që janë krijuar nga drejtuesit shtetërorë si burim fitimi me paga “thela mbi bisht” nga paratë e buxhetit të shtetit, arrin në 1278 të tillë, me mbi 17 mijë anëtarë, ku afro 2500 janë drejtues që paguhen 2-3 e 10 fish më tepër se anëtarët dhe sa 1-2-3 herë më tepër se paga mujore shtetërore! Natyrisht që të gjithë kryetarët dhe anëtarët e këtyre bordeve, paguhen sipas numrit të mbledhjeve që bëjnë dhe ata bëjnë… sa mbledhje të duan, troç sa “lekë-mbledhje” të duan! Gazeta “Telegraf” ka investiguar batërdinë që po bëjnë shtetarët dhe familjarët e tyre me qenien si anëtarë në borde drejtuese, borde teknike, borde këshillimore, në këshilla mbikëqyrës e këshilla teknik dhe do të vijojmë publikimin e fakteve për çdo bord. 
Skandali
Ministri – kryetar bordi tek shoqata e babait, babai – anëtar bordi në 3 institucione të ministrisë dhe qeverisë së djalit
Shkëlqim Cani, “çek” 250 milionë lekë nga “thesi” i shtetit për OJF… e babait 91 vjeçar!
Gazeta “Telegraf”, ka publikuar skandalet që po shoqërojnë në këto 18 muaj qeverisje, disa ministra të babëzitur, që përveçse janë dështakë në punën e tyre, po diskreditojnë keqas imazhin e “Rilindjes” e që çuditërisht po mbahen në detyrë! Janë 3-4 kokrra ministrash të zhytur në akte korruptive, duke u kthyer në shërbestarë e mbrojtës aktivë të krimit ekonomik, duke krijuar “fije të reja” korrupsioni, por edhe duke bashkëpunuar e bashkë-përfituar me koncesionet mafioze të “ish-gardës së vjetër” të krimit ekonomiko-financiar të viteve 2005-2013, të ish-qeverisjes “Berisha”. Një nga këta “esnafë” abuzimesh është ministri i Financave Shkëlqim Cani, që si “urithi” “nëntokazi” po deformon e po shkatërron sistemin financiar shqiptar, nën petkun e shlyerjes së borxheve dhe gjoja të reformave të “rilindjes financiare”. Ndërsa Ministri Gjiknuri, po hedh firma për vazhdimin e koncesioneve të pista, Ministri Beqja po vazhdon biznesin e tregut të ilaçeve dhe po mbledh 10% të tenderëve e koncesioneve që u jep klientëve të tij. Nga ana tjetët Ministri Veliaj po përdor reklamat e “punësimit dhe shkollimit profesional” si mënyrë për të financuar shoqatat dhe bizneset e vëllait, gruas e vajzave të kolegëve deputetë “rilindës”. Rasti më skandaloz paraqitet me Ministrin Shkëlqim Cani që guxoi të financojë babanë e tij kryetar shoqate (OJF) Islam Cani, me pagesë projekti fiktiv, të shpikur enkas për shoqatën që drejton babai i tij… 91 vjeçar.
Skandali financiar “Cani”, me OJF e babait – kryetar 
Afro 1 muaj më parë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka larguar nga puna një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, të cilin e paguante me rrogë “drejtor drejtorie”, vetëm duke e përdorur për “vigjilencë” në ministri. Shkak i largimit ishte, se në vend që “vigjilenti” të ruante sekretin dhe të zbulonte sekrete “anti-ministër”, krejt pa dashje, në një bisedë tavolinash në kafene me kolegët e ministrisë, mes të cilëve ishte futur për të zbuluar sekrete “anti-Cani”, kishte nxjerr një “sekret” që kishte lidhje me aferat e ministrit Cani. Fjala shkoi urgjent në “veshin” e kryeministrit Edi Rama, prej nga u veprua menjëherë për të ndalur dhe mbuluar skandalin financiar, të bërë prej kryefinancierit Cani. Sekreti që doli dhe që përbën skandal të rëndë, ka lidhje me një urdhër të paligjshëm me numër “Extra” Prot., datë 31 dhjetor 2014, të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Sipas këtij urdhri, Ministria e Financave duhej të bënte një pagesë në vlerën 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i kësaj ministrie, për llogari të subjektit privat (OJF) “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që drejtohet nga babai i tij Islam Cani, me këtë objekt shpenzimi: “Veprimtari vëzhguese lidhur me freskinë e mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore, në tregun e lirë”. Urdhri u lëshua, mbështetur në një propozim dhe kërkese të paraqitur tek Ministri Cani, nga struktura vartëse “Drejtoria Teknike e Standardeve dhe e Cilësisë” pranë kësaj ministrie. Mbështetur në kërkesën e drejtorisë vartëse të standardeve dhe në projektin e OJF-së, “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që e drejton babai i tij Islam Cani, Ministri Cani e miratoi këtë projekt vrojtimi në treg, si “risi evolutive në sektorin e përditësimit të dhënave në sektorin e standardizimit të tregut”. Ende pa u ekzekutuar në thesar, urdhri u anulua prej Ministrit Cani, pas një telefonate nga kryeministria. Shkaku i anulimit të këtij urdhri, ishte skandali që përmbante ky urdhër financiar shtetëror, me të cilin djali – ministër i Financave Shkëlqim Cani, i dhuronte babait të tij kryetar i “Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar” – Islam Cani, një çek 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i shtetit, nën motivin e një shërbimi shtetëror, që ndalohet kategorikisht të bëhet nga subjekte private, qofshin këto edhe OJF! Sa për kujtesë, babai i ministrit Cani ka përfituar fonde publike në disa qeveri në emër të shërbimeve shtetërore, gjoja të bëra nën petkun e kësaj shoqate ku është kryetar që prej ditës së parë të vetë-themelimit prej tij më 15 Mars 1990, që prej ditës së miratimit në Gjykatën e Tiranës me Vendim Nr. 1177 Prot, datë 03. 10. 1991 e deri sot pas 25 vitesh, kur vazhdon të financohet nga i biri ministër financash, me lekët e buxhetit të shtetit, që na fakt janë taksa të shqiptarëve.
Babai i ministrit Cani, anëtar bordi në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit dhe në 3 borde të tjerë
Babai i ministrit të Financave Shkëlqim Cani, tashmë në moshën 91 vjeçare, vazhdon të jetë anëtar bordi në 3 institucione shtetërore, madje prej shumë vitesh. Prej 12 vitesh Islam Cani është anëtar në Bordin Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, prej 8 vitesh është anëtar në Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, prej 4 vitesh është anëtar në bordin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe prej 18 muajsh është anëtar në Bordin e Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë, strukturë e Ministrisë së Financave. Thuhet se babai i Ministrit Cani është edhe në 4 borde të tjerë institucionesh shtetërore që merren me kontrollin higjenik, shëndetësor, të sigurisë fizike dhe standardet në treg, por interesimit të gazetës “Telegraf” në këto institucione, nuk pranuan t’i përgjigjen, me justifikimin “mungon shefja e administratës” (në faqet “online” nuk janë publikuar përbërjet e bordeve)! Nuk e dimë, nëse babai i ministrit është apo jo anëtar në 4 borde të tjera siç thuhet, por dimë faktin që babai i ministrit Islam Cani është anëtar në bordet e ministrisë dhe institucioneve të qeverisë së djalit – ministër, ndërsa djali ministër Shkëlqim Cani është kryetar në bordin e shoqatës së babait – kryetar shoqate, pasqyruar kjo në faqen “online” të strukturës drejtuese të “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar”.
Ja bordi i “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar”, që kryen punime shkencore e projekte dhe siguron ndihma financiare për shoqatën 
1. Shkëlqim Cani, Dr. Prof. i Ekonomikut. 
2. Baftjar Rusi, Avokat.
3. Eleni Vangjeli, Dr. Shkencash Ekonomike.
4. Ahmet Osja, Dr.Shkencave Agronomike
5. Hajredin Toca, Ekonomi Agrare, Asistent.
6. Nazmi Tola, Biznesmen.
7. Spartak Kamberi, Inxhinieri Mekanike, Biznesmen.
8. Arben Cani, Inxhinier, Ekonomist me Bursën.
9. Galip Rrema, Ekonomist, Biznesmen.
10. Zabit Bushi, Ekonomist.
11. Zana Kamberi, Dr.Shkencave Arkeologjike.
Ja faqja zyrtare e Bordit Drejtues, të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, ku është anëtar edhe babai i ministrit Shkëlqim Cani
Ilir RRËMBECI, Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Tiranë, Drejtor Ekzekutiv. 
Klotilda NEZIRI, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtor – Drejtoria e Tregut të Brendshëm.
Fjorida DEMKO, Konfindustria, Koordinatore për Marrëdhëniet Institucionale.
Fatmir HOXHAJ, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve Juridike. 
Armond HALEBI – Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtor i Përgjithshëm
Edlira PRENGA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Drejtore e Marrëdhënieve me Median. 
Dorina RUÇI, I pazëvëndësuar akoma, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Shpresa ARBI, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Drejtor -Drejtoria Veterinare.
Islam CANI, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, Kryetar.
Përparim DEÇOLLI, Universiteti Politeknik i Tiranës, Profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike 
Ibrahim MORINA, I pazëvëndësuar akoma, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Bordi i Qendrës Universitare Spitalore, kryetar ministri Ilir Beqja
Ministri i Shëndetësisë, Kryetar.
Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë (IAL).
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë.
Kryetari i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i ISKSH.
Këshilli Mbikëqyrës i KESH, mbushur me shefat e ministrisë “Gjiknuri”
Entela Çipa, Kryetar, këshilltare e Ministrit Damian Gjiknuri.
Koli Bele, Anëtar, Sekretar i Përgjithshëm. 
Aurora Alimadhi, Anëtar, Drejtore Juridike tek Ministria e Gjiknurit. 
Arian Hoxha, Anëtar, Drejtor i Politikave, Zhvillimit, tek Ministria e Gjiknurit. 
Zv/Ministri Energjisë, Dorjan Duçka, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të “Eagle Mobil”
Ahmet Calik.
Bahadir Aksoy.
Mehmet Taylan.
Izzet Ferhat.
Demir Tahsin.
Vilmaz Mehmet.
Ertugrul Gurler.
Mahmut Can Calik.
Dorjan Duçka.
Sigal