Ministri Klosi takim me gratë në burgun 305: Punësim e strehim të menjëhershëm për gratë që amnistohen

380
Sigal

Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Ermonela Felaj dhe ministri i MMSR z. Blendi Klosi në një takim të zhvilluar në burgun e gratë, i njohën ato me vendimin e qeverisë për faljen e dënimit të fundvitit.“Vijmë me një lajm të mirë. Shumë nga ju, përfitojnë nga amnistia sipas vendimit t^ qeverisë”,- tha ministri para tyre.Më tej, minsitri premtoi strehim dhe riintegrim të këtyre grave në shoqëri. “Ajo që do bëjmë, është punësimi juaj. Bashkë me bashkitë, do sigurojmë banesat sociale.Riintegrimi juaj është detyrimi ynë”,- shtoi ai.Teksa u ndal tek çështja më në zë e këtyre ditëve për ata persona që vuajnë dënimet në burgje, Felaj pohoi se përfitues nga amnistia janë të gjitha ato gra që mbushin 55-vjeç në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit. Po ashtu përfituese janë edhe gratë që janë në 2-vjeçarin e fundit të dënimit.