Ministri italian sjell raportin e “drogës”, Xhafaj pret rezultatet me Lu e Vlahutin

591
Në prani ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj por edhe ambasadorëve, Donald Lu dhe Vlahutin, ministri i Brendshëm i Italisë vjen në Tiranë për të dorëzuar raportin për kanabisin, rezultat i misionit të monitorimit ajror të Guardia Di Financa për vitin 2017-të.
Ai vjen në Tiranë në një kohë të turbullt e të mbushur me akuza, didomos nga opozita, pasi emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u përfshi në një skandal përgjimesh të trafikantëve të drogës të kapur në Itali.
E teksa pritet me interes prezantimi publik i raportit në sall/n e Pallateve të Kongreseve, ku po bëhet prezantimi, ministri i Brendshëm Xhafaj qendron i ulur në sallë, e bashkë me të presin dy ambasadorët.
Ora 09:00-Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)
Sigal