Ministri i Jashtëm i Holandës: Nuk ka negociata për Shqipërinë

473
Sigal

Holanda ka këto dy kërkesa: Nuk ka negociata për Shqipërinë

Kroacia ka marrë Presidencën e Bashkimit Evropian dhe për gjashtë muaj do të ketë në fokus kryesor edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por është sërish Holanda që kërkon më shumë rezultate nga dy vendet ballkanike. Në një intervistë për kroaten “Jutarnji”, Stef Blok, ministër i Jashtëm i Holandës, ka deklaruar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupit, por duhen më shumë rezultate në sundimin e ligjit. Blok ka theksuar se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, – është shprehur Blok. Në maj të 2020-ës, Kroacia do të organizojë Samitin e Ballkanit Perëndimor ku pritet të përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në raport me Bashkimin Evropian.