Ministri i Jashtëm grek vjen të enjten në Tiranë

568
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të jetë ditën e enjte në Tiranë. Mësohet se ai do të qëndrojë për disa orë në kryeqytet, ku pritet që zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Ndalesa e tij në Tiranë do të jetë vetëm disaorëshe. Mediat greke njoftojnë se fill pas takimit me Bushatin, Kotzias do të niset drejt Vjenës për t’u takuar me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, për emrin e Maqedonisë. Kjo vizitë e ministrit grek vjen në një kohë kur janë shtuar zërat për dështimin e takimit Rama-Tsipras, e parashikuar për në muajin prill. Tirana është “frenuar” për nënshkrimin e marrëveshjes së detit, sepse siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, ka shumë mundësi, që kryeministri Rama të ketë ndryshuar qëndrim ndaj Greqisë, pas vizitës që zhvilloi këto ditë në Ankara me presidentin turk Erdogan. Ndërkohë, që nga Athina vijnë sinjale, se pa marrëveshje nuk ka takim midis dy kryeministrave.
Sigal