Ministri i Jashtëm, Bushati: Greqia nuk e bllokon integrimin e Shqipërisë në BE

481
Sigal

 

 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë,
Ditmir Bushati tha sot në Bruksel se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e
hapjes së negociatave me BE-së. Bushati lajmëroi se ishte takuar me ministrin
e  Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kishin diskutuar ridimensionimin
e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bushati sqaroi
se është në interes të dy vendeve dhe rruga e vetme për to, zgjidhja e
problemeve të së shkuarës si dhe të atyre aktuale.

“Patëm mundësi
të takohemi me përfaqsues të vendve eanëtare të BE-së, të rajonit me të cilat
na lidhin disa çështje në disa procese, siç janë Bullgaria, Greqia, Rumani,
Kroacia apo me vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar me të cilët jemi në një
front për çështjet kundër tertrorizmit. Kemi pasur mundësi të diskutojmë edhe
për çështje të karakterit dypalësh. Me zotin Kotzias kam diskuar edhe më gjatë
për zhvillimet e përiudhës së fundit dhe kemi rakorduar për nevojën për ta
rienergjizuar procesin e dialogut pëmes një  mekanizmi dialogu që kemi
ngritur për të ecur përpara me çështjet dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje, –
theksoi Bushati. – Kemi shtruar për zgjidhje çështje të së shkuarës por
edhe të tjera që kanë interes të prekshëm për qytetarët në dy vendet tona. Pra
nuk do të përqëndrojmë të gjitha energjitë vetëm për çështje që kemi mbartur
nga e kaluara”.

Bushati mendon
se Greqia nuk do të bllokojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: “Nuk
besoj që është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në
procesin e integrimit evropian. Gjithmonë kam besuar se duke i shtruar
problemet për zgjidhje dhe duke i thënë gjërat troq ashtu siç janë, do ta
përmirësojmë marrëdhënien shqiptaro-greke. Unë besoj se Greqia do ta mbështesë
Shqipërinë, sepse është edhe në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta
mbështetur integrimin evropioan të Shqipërisë”, shtoi shefi i diplomacisë
shqiptare.