Sigal

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka firmosur kontratën e fillimit të punimeve të Bypass-it të Vlorës, e cila ka vlerën e financimit financimit prej 35,874,354 Euro. Ministri Gjiknuri, ndër të tjera, tha: “Në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing. E. Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro. Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren, duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore”.

Bypass-i i Vlorës është bërë objekt debati në mjedisin politik dhe mediatik, për shkak se punonjësit e këtij Bypass-i kanë dalë disa herë në protesta, të cilët deklaronin se nuk kanë marrë pagat, por edhe për shkak të skandalit të publikuar në 2017-ën, se kompania italiane e kontraktuar ishte paditur në gjykatë nga disa kompani shqiptare për mos-shlyerje detyrimesh në vlerën e afro 17 milionë eurove.