Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili ka pritur në një takim Zv/Ministrin e Drejtësisë së Lithuanisë, z. Paulius Griciunas

436
Ndër të tjera gjatë takimit është diskutuar lidhur me rëndësinë e kuadrit ligjor aktual në fushën e mbrotjes së konsumatorit, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij drejt standardizimit me përvojat më të mira europiane.

Në këtë kuadër, z. Griciunas e ka njohur Ministrin Vasili me ekspertizën që Lituania po jep në këtë drejtim, përmes projektesh konkrete binjakëzimi.

Ministri Vasili e vlerësoi asistencën në këtë fushë, të cilën e ka konsideruar si një çështje mjaft sensitive për publikun, ndërsa theksoi dhe për shkak të impaktit të gjerë, mekanizmat e kontrollit lidhur me mbrotjen e konsumatorit duhet eksploruar dhe zhvilluar më tej. 

Gjithashtu gjatë bisedës, z. Griciunas ka shprehur interes lidhur me stadin aktual të reformës në drejtësi, për të cilën Ministri Vasili vlerësoi se ka hyrë në një fazë intensive. 
Sigal