Ministri i Drejtësisë përgënjeshtron Ramën: Nuk futet në zgjedhje pa opozitën

425
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në një intervistë ka thënë se Rama nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën.

Sipas tij, pavarësisht deklaratave të kryeministrit, ai do të pranojë dialogun me opozitën dhe do hyjë në zgjedhje me të.

“Pavarësisht nga deklaratat e Kryeministrit Rama, të jeni i bindur se Kryeministri Rama, por edhe e gjithë mazhoranca kurrë nuk do të mundet dhe nuk do t’i thotë jo dialogut dhe mirëkuptimit. Çdo lloj alternative politike përjashtuese, ngado që të vijë, opozita përjashton mazhorancën apo anasjelltas, ky është një sistem i pamundur politik. Këtu duhet të qasemi të gjithë, duhet të mendojmë të gjithë, prandaj unë mendoj që është dialogu se asnjë nuk është marrosur që të thotë se sistemi do të bjerë e që ne do të zgjedhim një sistem që nuk ekziston gjëkundi.” tha Vasili.
Sigal