Ministri i Bujqësisë Panariti takon kultivuesit e duhanit në Cërrik: Do kultivojmë variante të reja

160

Gazeta Telegraf/

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond
Panariti takoi kultivuesit e duhanit në Cërrik. Në fokus të takimit ka qenë
kultivimi i varieteteve të reja, heqja e monopolit të grumbullimit të duhanit
dhe zhvillimit të industrisë përpunuese.

Janë mbjellë 10 ha tokë. Ka rendiment rreth 30 kuintal/ha.
Po përpunohet në 5 furra tharje (kjo është risia e këtij projekti) 2 në Cërrik
dhe 3 në Shkodër. Për këtë fazë janë të punësuar rreth 50 persona të zonës.
Synimi është që kjo teknologji dhe ky varietet t’iu jepet fermerëve. Do të ketë
impakt në rreth 1500 fermerë. Nuk mund të përdoret më termi monopol pasi
fermerëve po iu ofrohet një kompani tjetër edhe një varietet tjetër duhani.
Fermerët do të kenë alternativa si për të zgjedhur varietetin që duan të
kultivojnë edhe operatorët grumbullues. Synimi është të mos eksportohet, por ta
përpunojë operatori vendas dhe për herë të parë pas 25 vitesh të realizohet i
gjithë cikli në Shqipëri (kultivim,përpunim industrial dhe prodhim produktesh
duhani).