Ministri i Bujqësisë Panariti nënshkruan në Kinë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e burimeve ujore

550
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit
Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti nënshkroi
një
Memorandum mirëkuptimi midis Republikës
Popullore te Kines dhe Shqipërisë, në fushen e administrimit dhe menaxhimit të
integruar të ujrave.

 

Në fjalen e tij, në Ministrinë e Burimeve Ujore në
Bejgjng, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond
Panariti, falenderoi homologun e tij për nënshkrimit e kësaj marreveshje, e
cila parashikon bashkëpunimin në sektorin e menaxhimit të integruar të ujerave,
administrimit në mënyrë efikase të burimeve ujore, koordinimin e strukturave qëndrore
dhe vendore në hartimin e strategjive për përballimin e përmbytjeve,
racionalizimin e përdorimit të burimeve ujore në rang kombetar dhe hartimin e
nismave ligjore per shfrytzimin dhe administrimin e tyre.

Më tej, Z.Panariti i kërkoi Ministrit te Burimeve
Ujore të Republikës Popullore të Kinës, Z. Chen Lei, të dërgojë në Shqipëri një
grup ekspertësh për të vlerësuar situatën e menaxhimit të burimeve ujore në
vend dhe për të ndërmarrë hapat konkret në zbatimin e memorandumit, i cili u nënshkrua
nga të dyja palët.

Ministri Chen Lei e vlerësoi Shqipërinë si vend me
burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi, si dhe mirëpriti
ftesën e homologut shqiptar. Ndërkohë që siguroi dhe mbështetjen e plotë të
dikasterit që ai drejton.

Fushat e bashkëpunimit mes dy ministrive, të
parashikuara në këtë momorandum, janë menaxhimi i integruar dhe përdorimi i qëndrueshëm
i burimeve ujore; kërkimi, zhvillimi dhe prodhimi i pajisjeve të teknologjive të
ujitje dhe kullimit, si dhe menaxhimi i ujitjes dhe modernizimi i infrastrukturës
së ujitjes. “Mes dy ministrive do të bashkëpunohet në parandalimin dhe
menazhimin e përmbytjes dhe thatësirës, në impakti i ndryshimeve klimatike mbi
burimet ujore e masave ndaj tyre, zhvillimin e kapaciteteve për menaxherët dhe
inxhinjerët e burimeve ujore, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimim në
aktivitete ndërkombëtare për ujërat”, thuhet në memorandum.

Siç është parashikuar në dokument, edhe format e
bashkëpunimit do të bëhen të mundura nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe
literaturës, që lidhet me fushat e specifikuara, shkëmbimin e delegacioneve
qeveritare, teknike dhe tregtare, për të diskutuar dhe zbatuar projekte
bilaterale. Po ashtu, formë tjetër bashkëpunimi do të jetë dhe organizimi i
trajnimeve teknike, seminareve dhe aktivitete për shkëmbim, inkurajimi i
instituteve kërkimore shkencore të të dy palëve, të bëjnë projekte të përbashkëta
kërkimore dhe të shkëmbejnë personel dhe stazhierë. “Inkurajimi dhe bashkëpunim
dhe shkëmbim midis autoriteteve përgjegjëse të të dy palëve për ujitjen, shkëmbimi
i investimeve të bizneseve dhe bashkëpunimi midis agjencive që kanë lidhje me
ujërat dhe kompanive të të dy palëve”, janë format tjera të bashkëpunimit,
parashikuar në momorandumin e firmozur nga Z.Panariti dhe homologu i tij kinez,
Chen Lei.