Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti propozon amnisti për debitorët ndaj AZHBR

32

Gazeta Telegraf/

Panariti:
Zgjidhja e vetme për këtë ngërç, është amnistia. Do t’i kërkoj Ministrisë së
Financave dhe personalisht  Kryeministrit,
që të përfitoni nga amnistia e të mund të aplikoni për grandin 90 milionë euro
nga Projekti IPARD

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,
Z.Edmond Panariti, tha sot se do t’i propozojë në ditëtnë vijim Ministrisë së
Financave, por edhe Kryeministrit Rama, amnisti për femerët që janë debitorë
ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Deklaratën
e tij, Minstri Panariti e bëri gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e
MBZHRAU, me përfaqësues subjektesh, fermerë, shoqata kultivuese e prodhuese, të
cilët për arsye të ndryshme objektive, nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e
fondeve që kanë përfituar nga skemat e financimit nga Agjencia e Zhvillimit
Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Në këtë, merrte pjesë dhe Drejtoresha e Përgjithshme
e AZHBR-së, Znj.Suela Popa.

Në fjalën e
tyre, fermerët, të cilët prezantuan problematika dhe argumente të ndryshme për
këtë situatë të krijuar, i kërkuan ministrit Panariti, që AZHBR të pezullojë
proceset gjyqësore ndaj tyre për mosshlyerje të kësteve, si dhe ristrukturim të
shumave të pakthyera, të shpërndara në kohë e më këste të tjera.

Ministri i Bujqësisë,
Z.Panariti, iu konfirmoi fermerëve se, që nga java që vjen, nëpërmjet shkresave
zyrtare AZHBR-së, si palë paditëse, do t’ju kërkojnë gjykatave ku ndodhen çështjet,
që t’i pezullojnë ato për një afat 6-mujor. “Jemi këto t’ju dëgjojmë hallet
tuaja e të përpiqemi bashkarisht për një zgjidhje. Ne dhe AZHBR jemi të
predispozuar t’ju ndihmojnë e jo t’ju lëmë në këtë ngërç që është krijuar. Në
radhë të parë, ajo çfarë do të bëjmë, është fakti i pezullimit të proceseve
gjyqësore ndaj jush”, deklaroi Panariti, duke theksuar se, “atë çfarë nuk mund
ta japim financiarisht për ju, për bujqësinë në tërësi, do të bëjmë gjithëçka që
ta lehtësojmë nga barra financiare e krijuar ndër vite”.

Por, veç kësaj,
Ministri i Bujqësisë, iu premtoi fermerëve një inciativë të tijën, për t’i dhënë
fund kësaj situate.

“Që nga dita e hënë,
unë do t’i kërkoj Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit Rama, shpalljen e
amnistisë për ju. S’mund të vazhdohet më kështu dhe ajo çfarë është zgjidhja më
e mirë për ju, është amnistia. Kjo është një histori humbëse, një histori që
nuk na çon agjëkundi ne, as ju, veçse e forcon ngërçin e krijuar dhe për këto
arsye, do të bisedoj me Ministren e Financave dhe Kryeministrin Rama, për t’i
dhënë fund kësaj çështje dhe zgjidhja e vetme është amnistia ndaj detyrimeve
tuaja”, deklaroi ministri. Sipas tij, edhe nëse do të rikonceproheshin
detyrimet, situata juaj është po e njëjta e nuk mund të zgjidhej asgjë, veç
shtyrjes së proceseve gjyqësore.

Për ministrin
Panariti dhe Drejtoreshën e AZHBR-së, Popa, dalja e fermerëve nga kjo situatë,
heqja e tyre nga listat e e debitorëve, do ta lehtësonte dhe pjesmarrjen në
aplikimi të tjera të projekteve të Ministrisë së Bujqësisë, nëpërmjet fondit
prej 90 milionë eurosh të IPARD.

“Nëse ju nuk do
të dilni nga kjo situatë, gjë që është e mundur vetëm nëpërmjet amnistisë, ju
nuk do të mund të aplikoni e përfitoni as nga grandi 90 milionë euro i IPARD, i
cili rrezikon të digjet e moslëvrohet. Zgjidhja e duhur është aministia për ju,
me qëllim që të dilni nga kjo situatë, të ringjallni bizneset tuaja, t’i jepni
frymë bujqësisë dhe të rifilloni aplikimet për grande e subvencione të tjera”,
theksoi Ministri.

Javën ne
vazhdim, fermerët do të kenë takime intensive me AZHBR-në për pezullimin e
proceseve gjyqësore në ngarkim të tyre, ndërkohë Ministri Panariti do të ndjekë
rrugët e përmendura më lart, atë të kërkesave për aministi ndaj tyre.