Ministri i Bujqësisë Çuçi në panair me gratë fermere, ekspozojnë produktet tradicionale

399
Sigal

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi u ndodh për 8 Marsin në qytetin e Pukës ku u zhvillua panairi me produktet tradicionale, të cilat prodhohen falë punës së grave të kësaj zone. Ministri Çuçi shprehu mbështetje për iniciativën e tyre dhe tha se ky është një model zhvillimi në zonat rural që duhet mbështetur edhe në rajone të tjera të vendit. “Nismat lokale të grave sipërmarrëse në zonat rurale kanë vëmendjen tonë të lartë. Për këtë çështje kemi disa projekte. Pak ditë më parë nënshkruam marrëveshjen me FAO-n, ku një ndër prioritetet e programit 2-vjeçar është edhe mbështetja e grave dhe të rinjve në zonat rurale. Grantet e programit IPARD II mbeten një masë domethënëse për diversifikimin në ekonominë rurale dhe ndihmën ndaj fermerëve. Miratimi i ligjit për skemat e cilësisë i hap rrugë vlerësimit të karakteristikave unike të produkteve shqiptare, promovimit dhe mbrojtjes së tyre nga imitimet”, tha ministri Çuçi.