Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, apel qytetarëve: Punoni, varfëria nuk luftohet me kanabis

417
Sigal

Gazeta Telegraf/

Sot, në një dalje për mediat, Ministri i Brendshëm,
Saimir Tahiri, u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të mos mbjellin kanabis,
pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të luftuar varfërinë.

 

Në një deklaratë për
aksionet e fundit anti-kanabis, Tahiri tha se policia ka shkatërruar 99% të
hapësirës së identifikuar ndërsa beteja po vazhdon.

“Unë i kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të
luftuar varfërinë, i con te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa
rrënjë kanabis. Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita, por sigurisht
i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërin.  I kuptoj
qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i çon te
puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbin, as
i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është
mënyra për të luftuar papunësinë”, deklaroi Tahiri.

Ministri i Brendshëm pranoi se Shqipëria ka një problem me kanabisin,
por që qeveria po bën përpjekje që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë.

“Po, e pranoj i pari, e kemi një problem me kultivimin e kanabisit në
vend. Ndonëse shumë më të vogël se kur qeveriste qeveria e kaluar, siç
konfirmuan partnerët ndërkombëtarë, por është përsëri një problem që duhet
zgjidhur. E duhet ta zgjidhim bashkë me çdo qytetar. E në qoftë se në të
kaluarën kishim një problem më të madh për të cilin askush nuk lëvizte as
gishtin për ta zgjidhur, sot kemi një problem, ndonëse më të vogël, të cilin ne
po e përballim, me transparencë, për ta zgjidhur në mënyrë definitive, së
bashku me luftën kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër pabarazisë dhe
padrejtësisë që Shqipërisë ia ulën kokën në 20 vitet e kaluara”, vijoi ai.