Ministri i Brendshëm francez vizitë në Tiranë, në fokus rritja e bashkëpunimit dypalësh

619
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb ndodhet në një vizitë zyrtarë dy ditore në Tiranë, me ftesë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Brendshme, gjatë kësaj vizite Collomb shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkish, drejtues të policisë franceze e gazetarë të disa mediave të njohura.
Ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë të premten në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.
Në kuadër të vizitës dy ditore, ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron, do të priten në takime të veçanta nga Presidenti Ilir Meta, dhe kryeministri Edi Rama. Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sigal