Ministri i Brendshëm e thotë live: Vettingu në polici brenda 100 ditëve

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka numruar prioritetet e 100 diteve te para te ketoj mandati qeverises, duke u ndalur fort te vetingu dhe drejtesia.


“Nisja e vetingut në polici do të jetë pika kyçe, për të pasur një polici me standarde evropiane dhe të përkushtuar ndaj shërbimit qytetar. Kerkojmë një qeveri të lidhur me qytetarët. Do të krijojmë një marrëdhënie më të mirë mes qytetarëve dhe policisë. Do të jemi të fokusuar tek parandalimi i dhunës në familje. Lufta kundër krimi të organizuara do të mbete sfida kyçe. Kryeministri që në gushte e ka përcaktuar si një prioritet të punës së qeverisë”- tha Xhafaj.

Ai theksoi se shumë shpejt një raport zyrtar i monitorimit ndërkombëtar për luftën kundër kanabisit do të jetë publik. Kemi dy muaj që po punojmë, me partnerët SHBA, BE dhe disa nga vendet anëtarë të BE të përfshira në këtë proces

“Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Kemi punë për të bërë për menaxhimin e kufirit që mbetet prioriteti ynë, për azilkërkimin dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Do të përmirësojmë masat e regjimit të kontrollit në kufi, në pikat e kalimit kufitar portual dhe në aeroportin e Rinasit, do të bëjnë lehtësime për shërbimet ndaj qytetarëve dhe si nevojë për prezantimin më të mirë të vendit për vizitorët dhe turistët e huaj”-tha Xhafaj.

Akuza per opoziten 
Ka një dallim thelbësor mes nesh dhe atyre, ata që krimin e kthyen në bashkëjetesë me drejtësinë e kalbur, drejtësinë e vunë në dispozicion të grupeve kriminale, kanabisit e vunë në mbrojtje të shtetit dhe sot e përdorin si përbaltje ndaj shtetit, policisë dhe neve që udhëhoqëm procesin e reformimit të drejtësisë për ta ndarë nga krimi, ne që kemi vullnetin dhe jemi të aftë ta zbatojmë këtë reformim dhe për ta cuar drejtësinë në vendin që meriton.