Ministri holandez kundër ministrit gjerman: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

611
Ministri i Jashtëm, Bert Kunders njoftoi se Holanda do nisë shumë shpejt në Shqipëri një fushatë informimi për t’u bërë të qartë shqiptarëve se shanset per emigrim në Holandë dhe në Europë janë zero.

“Qëllimi është që të shkurajohen shqiptarët që të ndërmarrim përpjekje të tilla drejt Holandës dhe se nuk ka asnjë të ardhme për azilkërkuesit nga Shqipëria”. Holanda bashkë me Belgjikën do organizojnë fluturime çarter nga Europa drejt Shqipërisë për të kthyer azilkërkuesit shqiptar në vendin e tyre.

“Shqipëria duhet të punojë shumë për zbatimin e reformave ne fushën e administratës publike dhe drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ministri theksoi në mënyrë të zgjeruar, se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 në Shqipëri duhet të paraprihen nga një dialog mes gjithë partive politike. “Gadishmëria për kompromis nga të gjithë palët është e domosdoshme për zgjedhje te ndershme dhe gjithëpërfshirëse. Nga kjo varen shumë marrëdhëniet me Europën”, theksoi Ministri i Jashtëm Holandez Kunders.
Sigal