Ministri Haxhinasto: “Sa më shumë produkte ‘Made In Albania”

64

Në takimin B2B rajonal ndërkombëtar i industrisë Tekstile të Ballkanit, ministri Haxhinasto, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e kësaj industrie, por edhe objektivat e saj. “Sektori i Tekstil-Konfeksioneve është një sektor  që ka patur një zhvillim të qëndrueshëm, ka ecur në rrugë të mbarë, i cili ka garantuar të ardhura dhe punësim në Shqipëri. Industria e tekstileve dhe këpucëve është punëdhënësi më i madh në sektorin e industrisë. Avantazhi më i madh që Shqipëria sot ofron për investime edhe në këtë sektor, është klima e përmirësuar e biznesit, po ashtu edhe infrastruktura. Shumë të rëndësishme janë edhe iniciativat e tjera, iniciativat fiskale, sistemi fiskal në Shqipëri. Gjithashtu kanë ndihmuar iniciativat specifike për këtë industri, përsa i takon punësimit, përsa i takon importimit të makinerive, ku u morë në konsideratë qëndrimi i fasonëve për të përjashtuar makineritë e importuara. E rëndësishme për ne është edhe heqja e taksës doganore për lëndët e para të importit, është e rëndësishme në përgjithësi klima e biznesit, reforma rregullatore dhe licencimi, të cilat kanë ndikuar në një klimë më të përshtatshme për të zhvilluar aktivitetin. Këto arritje të sektorit tuaj duhet tí konsolidojmë më tej. Duhet të punojmë së bashku që qëndrueshmëria e këtij sektori, rritja e mundësisë për punësim, të bëjë të mundur realizimin e objektivave të përbashkëta dhe më kryesori, mbyllja e ciklit të prodhimit. Duhet të realizojmë së bashku me politika jo vetëm nga qeveria, por edhe nga vet organizimi i operatorëve në këtë industri të prodhimit të atyre imputeve që janë të domosdoshme që ky cikël prodhimi të mbyllet në Shqipëri, pra të prodhohen produkte “Made in Albania”.