Ministri Halimi takim me krerët e gjyqësorit: Rishpërndarje e gjyqtarëve sipas ngarkesës

518
Sigal

Z. Joakin Urias, drejtues i misionit Euralius,  vlerësoi reformën dhe përpjekjet e mëdha që po bëhen për rritjen e efiçenës së sistemit gjyqësor. Kryetarët e  gjykatave  e vlerësuan këtë iniciativë  të Ministrisë së Drejtësisë si një nismë transparente që prek çështje të rëndësishme të sistemit gjyqësor dhe i  jep zgjidhje organizimit dhe funksionimit  të tij. Këto nisma sipas tyre,  do t’i shërbejnë më së miri sistemit gjyqësor  por edhe qytetarëve për të marrë drejtësi sa më të shpejtë  Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi  mbajti dje një takim konsultativ  mbi reformën e sistemit te drejtësisë për të prezantuar dhe diskutuar  tre reformat të planifikuara për sistemin gjyqësor. Tryeza kishte si qëllim diskutimin rishpërndarjen e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit sipas ngarkesës  me qëllim rritjen e efiçencës së gjyqësorit; përmirësimin e legjislacionit në kuadër të rritjes së efiçencës së sistemit gjyqësor; përcaktimi i numrit të nevojshëm të gjyqtarëve për çdo Gjykatë Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit në Shqipëri dhe fillimi i procedurave për funksionimin e tyre. Në fjalën  tij ministri theksoi se, reformimi i sistemit të drejtësisë është një proces i gjatë, i vështirë e kompleks :  “Sistemi i drejtësisë sulmohet shpesh edhe për arsyen se ai është një shënjestër e lehtë, dhe gjah i lehtë, për shkak të gabimeve që jo rrallë herë i ndodhin, apo për shkak të pakënaqësive që krijohen. Ministri Halimi prezantoi para gjyqtarëve 2 studime që prekin thellësisht sistemin gjyqësor dhe synojnë reformimin te ndjeshëm te tij: Studimin për rishpërndarjen e numrit të gjyqtarëve në çdo gjykatë në gjithë Shqipërinë. Pjesë e te të cilët është  edhe përcaktimi i numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë administrative në vend si dhe studimin për përmirësime ligjore në drejtim të efiçencës në sistemin gjyqësor duke eliminuar procedurat gjyqësore për dëshmitë e trashëgimisë dhe urdhrat e ekzekutimit. Një reformë tjetër, në të cilët u ndal më tej ministri Halimi, ishte  rritja e efiçencës dhe efikasitetit në sistemin gjyqësor më synim eliminimin e procedurave gjyqësore në çështjet që kanë të bëjnë me vendimet gjyqësore, në lidhje më dëshmitë e trashëgimisë dhe urdhrat e ekzekutimit. “Ne propozojmë që këto vendime gjyqësore të hiqen nga procedurat gjyqësore dhe t’i kalojnë noterit.  Nëpërmjet sistemit të ri të noterisë, qytetari vetëm brenda pak minutave mund ta marrë këtë  shërbim shumë më shpejt.  Kjo reformë ka rëndësi edhe për sistemin gjyqësor, sepse do të lehtësoje punën e gjyqtarëve për mijëra e mijëra dosje. Procesi i lëshimit të urdhrave të ekzekutimit duhet të reformohet dhe ne kemi paraqitur një skeme, e cila do të eliminojë automatikisht gjithë këtë ngarkesë të jashtëzakonshme për qytetarët dhe gjyqtarët. Ka përfunduar ndërtimi i gjykatave në Tiranë për shkallën e parë dhe atë të Apelit dhe po ashtu ka përfunduar dhe rialokimin e këtyre gjykatave në 5 rrethe të tjera.