Ministri Halimi dhe kreu i ILDKP-së, Llalla nënshkruajnë memorandumin

497
Sigal

ILDKP akses on-line në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme

Sistemi dixhital i pasurive të paluajtshme, nga sot i vihet në dispozicion Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në mënyrë që të gjithë pasuritë e  nëpunësve publikë, të familjarëve të tyre dhe të personave të lidhur  të verifikohen on-line brenda pak minutave. Ky ishte edhe qëllimi i  nënshkrimit të Memorandumi  të Bashkëpunimit   ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë  dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive “Për  aksesin on-line në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme”, nga Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi dhe kreu i ILDKP-së z. Adriatik Llala.” Nëpërmjet këtij memorandumi, qeveria tregon edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe instrumentet  ligjore dhe ekzekutive për forcimin institucional.  Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e palëkundur të qeverisë për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe të gjithë formave të shfaqjes së tij.” -u shpreh Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi. Në fjalën e tij  Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llala e vlerësoi marrëveshjen e sotme si një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, që ndikon në marrjen në kohë reale të hetimit dhe në uljen e kostos financiare dhe njerëzore dhe ka si qëllim forcimin e shtetit ligjor.  Pak kohë me pare është krijuar arkiva dixhitale në ZRPP, portalin e shërbimeve on-line të regjistrit të pasurive te paluajtshme dhe sistemi  One stop shop për noteret. Por ky projekt do të ndihmojë jashtëzakonisht dhe për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi, sepse duke i dhëne ILDKP aksesin on-line për hetime, do t’i japë mundësi asaj që të hetojë në mënyrë më të shpejtë dhe efikase pasuritë e  gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë  familjarëve të tyre apo njerëzve të lidhur me ta. Në çdo moment, nga sot, vetëm brenda pak minutave ILDKP do ketë mundësi të verifikojë pasuritë e paluajtshme, të të gjithë zyrtarëve dhe njerëzve të lidhur me ta, të ministrave, deputetëve, zyrtarëve të pushtetit qendror dhe atyre të pushtetit lokal.  Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ndër të tjera tha: “Pak kohë më parë në kuadër të Shqipërisë Dixhitale, inauguruam krijimin e arkivës dixhitale në ZRPP, portalin e shërbimeve on-line të regjistrit të pasurive të paluajtshme dhe atë One stop shop për noterët. Gjithë sistemi dixhital i pasurive të paluajtshme, nga sot i vihet në dispozicion Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në mënyrë që të gjithë pasuritë e  nëpunësve publikë, të familjarëve të tyre dhe të personave të lidhur  të verifikohen on-line brenda pak minutave. Në çdo moment, nga sot, vetëm brenda pak minutave ILDKP do ketë mundësi te verifikojë pasuritë e paluajtshme, të të gjithë zyrtarëve dhe njerëzve të lidhur me ta, te ministrave, deputetëve, zyrtarëve të pushtetit qendror dhe atyre të pushtetit lokal. Por ky projekt do të ndihmoje jashtëzakonisht dhe për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi, sepse duke i dhënë ILDKP aksesin on-line për hetime, do t’i japë mundësi asaj që të hetojë në mënyrë më të shpejtë dhe efikase pasuritë e  gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë  familjarëve të tyre apo njerëzve të lidhur me ta. Nëpërmjet këtij memorandumi, qeveria tregon edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe instrumentet  ligjore dhe ekzekutive për forcimin institucional.  Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e palëkundur të qeverisë për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe të gjithë formave të shfaqjes së tij.  Ky memorandum i jep në këtë mënyrë ILDK por dhe institucioneve të tjera mjetet dhe instrumentet për hetime proaktive ndaj çdo nëpunësi publik, subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive. Dhënia e të drejtës së aksesit on-line për gjithë informacionin e kërkuar, jo vetëm që ndihmon ILDK për hetimin e shpejtë dhe efikas, por ndihmon edhe vetë ZRPP, pasi lehtëson punën e saj dhe ngarkesën që kërkohet për fotokopjimin dhe korrespondencën në letër. Kjo tregon se portalet dhe projektet e Shqipërisë Dixhitale, çdo ditë e më tepër po japin impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët, tek institucionet, tek drejtësia dhe tek modernizimin. Të gjitha projektet tona dixhitale do t’i jepen edhe institucioneve të tjera, për të patur akses on-line, do të kenë akses on-line edhe organet tatimore dhe organet e pastrimit të parave.