Ministri Gjiknuri: Studim fizibiliteti për hekurudhën Shqipëri-Greqi

504
Sigal

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se kanë nisur studimet e fizibilitetit për hekurudhën që do të lidhë në të ardhmen Shqipërinë dhe Greqinë. Një ditë më parë, mediat greke raportuan për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë dy vendet dhe që do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec. Kjo ishte edhe temë e diskutimet “Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”. “Ne po bëjmë studime fizibiliteti për hekurudhën që do të lidhë Shqipërinë me Greqinë dhe në një projekt tjetër me Maqedoninë”, – tha ministri Gjiknuri në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Mësohet se nga programi i nisur në Kostur do të studiohen nevojat e transportit për infrastrukturë shtesë dhe do të vlerësohet zgjidhja optimale. Sipas “Protothema”, më pas do të propozohen alternativat me kosto më efektive për projektin që financohet nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri. Ndërkohë, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti, pasi është pjesë e rrjetit Trans-Evropian. “