Ministri Gjiknuri: Me prioritet punonjësit e Ballshit

102
Në 100-vjetorin e Industrisë së Naftës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi nga Kuçova, se statusi i naftëtarit po shihet me prioritet, veçanërisht situata me punonjësit e Ballshit, të cilën ai e cilësoi e emergjencë sociale. “Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa, pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them, që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme. E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje. Por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar.” 900 kërkesa për statusin e naftëtarit janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme. Kështu është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë konferencës së 100-vjetorit të industrisë së naftës të zhvilluar në Kuçovë, e cila përfaqëson edhe qytetin industrial që ka jetuar dhe po jeton nga nafta. Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status. Në fillim e nisëm me Ballshin pasi ka një emergjencë sociale dhe që duhet adresuar nga qeveria në këtë drejtim”, theksoi Gjiknuri.