Ministri Gjiknuri: Ja 4 akset prioritare me PPP, që përfundojnë në 2021. Vitin tjetër nisin fluturimet nga Kukësi

508
Sigal

Qeveria ka përcaktuar 4 akse prioritare që do të ndërtohem me para private. Ato janë Rruga e Arbrit, Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Orikum- Himarë. Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjikunri tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se këto akse do të përfundojnë brenda vitit 2021.

Gjiknuri këmbëngul tek impakti që do të kenë këtë akse të reja, ndërsa pranon se në të kaluarën ka patur mjaft raste kur investimet kanë shkuar në rrugë që nuk kanë qenë të nevojshme.

“Nuk dua të përmend raste konkrete, por nuk dihet se ka patur raste që i është dhënë prioritet rrugëve të panevojshme për arsye politike, për arsye elektorale”- u shpreh Gjiknuri.

Ministri tha se brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar edhe rruga Tiranë, Elbasan, afati i të cilës është shtyrë disa herë. “Financimin e ka të mjaftueshëm. Nuk ka pengesë të karakterit të panjohur. Po e shtrëngojmë kompaninë që ta përfundojë në kohë”, – tha Gjikunri.

Gjiknuri: “Vitin tjetër nisin fluturimet nga Kukësi”

Ministri i Inferasktrukturës, Damian Gjiknuri tha se në bazë të vlerësimit që do të nxjerrë auditi i pavarur sa i përket eikulibrit ekonomik të konçesionit të aeroportit, pas dy muajsh qeveria mund t’i kërkojë koncesionarit të ulë tarifat. Gjiknuri reagoi edhe ndaj pakënaqësisë së shprehur nga konçesionari për këtë masë. “Auditi parashikohet në kontratë, ndaj më duket çudi që konçesionari të habitet për një gjë që është rënë dakord në kontratë,”- tha ministri.

I pyetur për fatin e aeroporteve të tjera që parashikohet të ndërtohen në vend, Gjiknuri tha se vitin tjetër do të nisin edhe fluturimet nga aeroporti i Kukësit.