Ministri Gjiknuri: Investime të rëndësishmë për unazën e Shkodrës

623
Sigal

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i ARRSH-së Afrim Qëndro kanë qenë në Shkodër dhe kanë inspektuar punimet në kantierin e hapur në aksin rrugor Shkodër-Murriqan. Ministri Gjiknuri tha se se fokusi i përmirësimit të infrastrukturës është tek ndërtimi i rrugëve të reja dhe përfundimi i atyre të zvarritura prej vitesh. “Ne në Shkodër kemi investime tjera të rëndësishme, siç është përfundimi i unazës së Shkodrës. Unë i bëj thirrje Bashkisë së Shkodrës që t’i japë përfundimisht dritën jeshile të zgjidhjes dhe vazhdimit të atij projekti, në bazë të projektit të rishikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjetëm dakordësinë dhe tanimë shpresojmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për bypass-in, duke eliminuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytetit. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të vazhdojë zbatimin e kontratës”,- nënvizoi ministri Gjiknuri. Që prej fillimit të javës, në këtë aks rrugor kanë nisur punimet për rehabilitimin e plotë të 12 kilometrave me një vlerë financimi prej 1.48 milion euro në kuadër të programit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të rrugëve.