Ministri Gjiknuri dhe Ambasadorja gjermane inspektojnë Portin e Durrësit

515
Sigal

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, së bashku me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz kanë inspektuar portin e Durrësit ku tashmë përpunohen dhe ngarkesa të mëdha.

Ministri Gjiknuri: Siç e shikoni është duke u përpunuar një nga ngarkesat më të mëdha që kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri të mullinjve me erë. Ata janë duke u instaluar në Kosovë, por po përdoret Shqipëria, si tranzit dhe Porti i Durrësit i përzgjedhur për shkak të kapaciteteve të tij. Është një arritje shumë e madhe për Portin e Durrësit, pasi është edhe një lloj eksperience e fituar nga gjithë operatorët këtu, që janë marrë me transportimin e mallrave, që kërkojnë një trajtim të veçantë, si nga pikëpamja e shkarkimit, por edhe transportimit në destinacion. Më tej, Gjiknuri ka sqaruar se është duke u biseduar edhe për zgjidhjen e problematikave të trashëguara.

Ministri Gjiknuri: Jemi duke punuar me kompaninë për të zgjedhur edhe disa probleme të trashëguara. Një hap i parë ka qenë edhe kontributi që ata do të japin për hapjen e një shkolle të Marinës Profesionale që do të njihet në të gjithë botën, pra një trajnim profesional për të certifikuar marinarë shqiptarë që të kenë mundësi të punojnë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Qeveria gjermane gjithnjë ka shprehur interesim për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por në veçanti edhe për mbarëvajtjen e bizneseve gjermane në Shqipëri. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë u shpreh optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes kompanive gjermane dhe institucioneve shqiptare.