Ministri gjerman dhe Nënkryetari i CSU, Schmidt: Mbështesim PD në çdo sfidë të saj

413
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike,
Lulzim Basha pret në takim Ministrin Federal të Agrikulturës dhe Ushqimit të
Gjermanisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
priti në një takim Ministrin Federal të Agrikultures dhe Ushqimit të
Gjermanise, njëkohesisht nën-Kryetar i CSU dhe zëdhënës për Politiken e Jashtme
dhe Sigurinë ne CSU, me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për
hapjen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha
që po has Shqipëria, mbi të gjitha me cështjet që kanë të bëjnë me krimin,
korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me
dekriminalizimin.

Basha e falenderoi z.Schmidt për
mbeshtetjen e vazhdueshme që Gjermania, populli gjerman dhe CSU, i kanë dhënë
Shqipërisë që nga hapat e para të demokracisë dhe deri me sot, për konsolidimin
e institucioneve dhe shtetit ligjor, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe
integrimin europian.

Kryetari Basha theksoi se një
prej sfidave që po has vendi është moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, cka
nuk po sjell ndarjen nga krimi dhe po vë në dyshim sundimin e ligjit duke
rrezikuar demokracinë.

Për fat të keq, tha Basha, kthimi
i drogës në aktivitetin më të madh prodhues në vend ka nxjerrë ne pah forcimin
e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me segmentet më të larta shtetërore.

“Sfida më e madhe sot është
garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh z.Basha.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë
gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtzakonshëm të
Partisë Demokratike në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj,
si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite mes Partise Demokratike
dhe CSU dhe vuri theksin në thellimin edhe me tej të këtyre marrdhënieve si
parti si-motra anëtare të të njëjtës familje politike europiane të EPP. Ai
garantoi z.Basha, se CSU do të jetë në krah të Partise Demokratike në cdo sfidë
që ajo dhe Shqipëria do të kenë përpara.

Kryetari Basha tha se PD ka dhënë
dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e
vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të
Shqipërisë, në sinkron të plotë me parimet themelore të Partisë Demokratike.