Ministri Fatmir Xhafaj: Audioja është sajesë digjitale

600
Sigal

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas dëshmisë së dëshmitarit X, Albert Veliu, i cili një ditë më parë tha se kishte trafikuar drogë me grupin e vëllait të tij. Ministri e cilësoi të gjithë dëshminë një sajesë digjitale. “Për sa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e ‘sajesave digjitale’. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për ‘qytetarin digjital të sajuar’. Kjo s’është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën“,- u shpreh ai.