Ministri Çuçi: Shtojmë lehtësitë për fermerët, që përfitojnë financim

495
Sigal

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizoi takimin e Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD –II. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se ky takim është një moment shumë i rëndësishëm për të riafirmuar edhe njëherë përkushtimin maksimal të palës shqiptare për të çuar përpara Programin IPARD, si një mundësi e artë për mbështetjen e sektorit bujqësor e rural ne Shqipëri. “Suksesi i Thirrjes së parë gjatë vitit 2018 dëshmohet tek numri i aplikimeve dhe granti total i kërkuar në shumën prej 56 milionë Euro. Ishin në total 317 aplikime. Ne jemi shumë optimistë për këto aplikime. Shumica e aplikimeve janë përqendruar në rajonin e Fierit, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Beratit”, u shpreh ministri gjatë këtij takimi. Për sa i përket akreditimit të masave të reja, strukturat tona të IPARD mbeten të angazhuara për të finalizuar dorëzimin e paketës së akreditimit për Masën 9 (që ka të bëjë me Asistencën Teknike dhe për të prezantuar paketën e dytë, duke përfshirë Masat 4 (agro-mjedisi, klima dhe bujqësia organike), Masën 5 (qasja LEADER) dhe Masat 10”, – tha ministri Çuçi.