Ministri Çuçi: Mbështetje të rinjve që duan të krijojnë ferma

459
Sigal

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi: Mbështetje të rinjve që duan të krijojnë ferma

Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi në një takim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës theksoi se politika e ministrisë fokusohet në mbështetjen që do t’u japë të rinjve që dëshirojnë të krijojnë ferma bujqësore dhe blegtorale dhe pohoi kalimin e fondit prej 1 milion euro në dispozicion të studentëve të UBT-së për ndërtimin e fermës. Ministri Çuçi tha: Me një grup studentësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës tek Agro Farm ‘Nari’ në Lundër, ku patëm një diskutim interesant mbi politikat për bujqësinë dhe zhvillimin rural; agroturizmin si sektor me potencial të lartë; mbështetjen ndaj të rinjve që duan të krijojnë ferma apo të punësohen në sipërmarrjet e agroindustrisë tonë. Një fermë shumë herë më e madhe se kjo do të jetë në dispozicion të studentëve të UBT-së dhe jo vetëm. Kalimi në llogari të universitetit i fondit prej 1 milion euro për ndërtimin e kësaj ferme ishte një nga vendimet e para që morëm sapo unë kisha nisur detyrën si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.