Ministri Çuçi interpelancë me fermerët: Ulni çmimin e produkteve

427
Sigal

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, ka zhvilluar një interpelancë me disa fermerë. Ai ka paralajmëruar ata që nuk ulin çmimet e për inputet bujqësore edhe pas zerimit të taksës për ta, se do të gjejnë belanë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, tha: “Faturën mos e futni në xhep, do të takoheni me një zyrtar menjëherë pas interpelancës dhe do të na thuash edhe vendin ku e ke marrë. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim. Këta që nuk ulin çmimet apo edhe i kanë ngritur pavarësisht zerimit të TVSH-së për inputet bujqësore. Do të gjejnë belanë me këtë çështje! Në lidhje me problemin që ka pasur zotëria për mosmarrjen e një mbështetje vjet, për shkak të analizave të AKU-së. Edhe këtu ka një lajm të mirë, sepse për kompensimin që do japim për çdo litër qumësht nuk do të kërkojmë analiza, por vetëm faturën tatimore. Unë do të dëshiroja që grosistët, fabrikat, grumbulluesit, të mos e transportonin fare problemin tek fermeri, duke i vënë një çmim të ulët. Çmimi që ata do vendosin do të varet nga tregu, e dyta nga shëndeti i biznesit të tyre. Unë jam shumë i bindur që nuk do t’ua luajnë çmimin fermerëve që ua marrin gjithmonë qumështin. Unë kam kontaktuar me disa prej tyre, që thonë se nuk do e luajnë çmimin. Por pavarësisht kësaj, puna jonë është që të kompensojmë çdo lloj skenari deri tek ai më i keqi i mundshëm që ndodh me grosistët që do ulin çmimet. Për naftën, ky është një debat që e bëjmë vazhdimisht. Ne në ministri po mendojmë për të gjetur një formulë edhe për këtë gjë. Të shohim sesi mund ta rregullojmë regjimin e furnizimit me naftë të makinave bujqësore, me një çmim të zhveshur nga disa taksa, që nuk ka pse t’i paguajë fermeri”.