Ministri Bushati, takim me kongresmenët amerikanë

60
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjseë në një seancë të posaçme të komisionit për politikën e jashtme në Kongresin Amerikan, ku u vlerësuan reformat e ndërmarra nga Shqipëria. Kongresmenët çmuan bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s, kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në përballimin e sfidave të sigurisë. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në rajon. “Forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së konsolidon perspektivën e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur ministri Bushati. Kreu i diplomacisë shqiptare pati takime të veçanta me senatorët Ron Johnson, kreun e nënkomisionit të jashtëm dhe senatorin Chris Murphy.