Ministri Bushati mbledh OJF-në e tij në Uashington

421
Ministri i Jashtëm Bushati pardje mblodhi disa njerëz nga të përzgjedhurit e tij në Uashington, që më shumë ishin OJF-ja e tij private, se sa përfaqësues të komunitetit dhe lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bëri inagurimin e ndërtesës së ambasadës shqiptare në Uashington. Për t’i shërbyer qëllimeve të tij, Ministri Bushati nuk thirri në këtë inagurim personalitete dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, që kanë dhjetëra vite që kanë kontribuar me veprimtarinë dhe lobimet e tyre për çështjen e Shqipërisë dhe të kombit tonë, pranë institucioneve shtetërore të SHBA-së dhe të organizmave ndërkombëtare. Gazeta “Telegraf” dhe Frank Shkreli, Ish -Drejtori i VOA-s për Euroazinë që para dy vjetësh, kanë dhënë alarmin, për mosfunksionimin e ambasadës tonë në SHBA. Kështu, në shkrimin e datës 13 mars 2013, me titull: “ Hapni ambasadën në Uashington” gazetari Fran Shkreli ndër të tjera shkruante se “Gjatë dy dekadave të fundit, presidentë, kryeministra, me dhjetëra deputetë, gazetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të Shqipërisë kanë vizituar Uashingtonin. Pasi kam qenë dëshmitar i këtyre vizitave të shumta, unë rrallë herë, për të mos thënë asnjëherë kam takuar ndonjë vizitor të nivelit të lartë nga Shqipëria të ketë vizituar ambasadën e vendit të vet në Uashington. Nuk e di nëse ata anashkalonin një vizitë të tillë me qëllim apo pa qëllim, por një gjë është e sigurt se po të kishin vajtur ta shohin ambasadën, ata do e kishin parë se në çfarë rrethanash (nuk) funksiononte ajo ambasadë. Shpresoj që mënyra se si trajtohet ambasada shqiptare në Uashington të mos jetë reflektim i rëndësisë që Tirana zyrtare u kushton marrëdhënieve të saj me Uashingtonin. Mos interesimin personal dhe zyrtar ndaj përfaqësisë se Republikës së Shqipërisë në Uashington -nga ana e vizitorëve zyrtarë të Tiranës nga të gjitha grupet politike – e kam venë re gjate viteve që kam punuar atje, por kam vënë re edhe dukuri të tjera, që mua më dukeshin atëherë dhe sot absolutisht të pakuptueshme dhe që më në fund kanë çuar në situatën skandaloze për të cilën ankohet ambasadori në letrën e tij dërguar Tiranës zyrtare. Hapni ambasadën”. Edhe kjo qeveri, me Ministrin Bushati, në këto 2 vjet si shefi i diplomacisë, e zvarriti hapjen e ambasadës. Dhe ai alarm “Mos interesimin personal dhe zyrtar ndaj përfaqësisë se Republikës së Shqipërisë në Uashington” që shkruante para dy vjetësh ish drejtori i VOA-S për EuroAzinë, është po kaq aktual dhe konkret edhe nga Ministri Bushati, saqë ky injoroi komunitetin dhe lobin shqiptar në SHBA, duke mos i ftuar në ceremoninë e inagurimit të ambasadës tonë në Uashington, por ftoi vetëm klanin e tij të OJF-së. Ministri Bushati, djali i ish sekretarit të Parë të PPSH-së në Lushnjë dhe gjektë, sot, do të takohet edhe me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Xhon Kerri. Dhe, meqë nuk është bërë publike axhenda e Bushatit për takimin e sotëm me Xhon Kerrin, mendojmë se ndoshta Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, si djali i mikut të ngushtë të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, Ministri Bushati, ka rastin, që t’i përcjellë kolegut Kerri edhe përvojën komuniste që ka në trashëgim politiko-biografik.
Sigal