Ministri Bledi Çuçi: Zgjedhjet parlamentare do të bëhen në 2021

211

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, dje i pyetur nëse do të mbushet Parlamenti me deputetë nga opozita që janë në listat e partive, tha se një gjë e tillë është përgjegjësi përpara qytetarëve shqiptarë. “Jemi në lartësinë dhe përgjegjësinë që duhet publike me shqiptarët. Fakti që po shtohet numri i kandidatëve që po tregojnë vullnet t’i bashkohen parlamentit është moment përgjegjësie nga këta individë. Pra kanë autoritet dhe peshë politikë edhe ata. Mendoj që kjo gjë vjen edhe si pasojë e një reflektimi nga thirrjet që ka bërë faktori ndërkombëtar politik. Të jemi të sigurt që do kemi të tjerë. Zgjedhjet janë legjitime, qeveria po ashtu. Zgjedhjet e tjera i përkasin vitit 2021. Ne s’kemi pasur kompleks nga Presidenti. Ai ka treguar se nuk është shumë komod me zgjedhjet tona, edhe pse ka qenë në shkelje të Kushtetues, ka pasur kompleks ta pranojë këtë. Edi Rama s’ka qenë kurrë kundër dialogut edhe me ata që kundërshtojnë e dalin në protesta. Pozicioni i i tij politik ka qenë gjithnjë për të dialoguar”,- tha, ndër të tjera ministri Çuçi.