Ministri Bledi Çuçi: “Unë s’kam gjë në dorë, ndaj nuk më telefonojnë deputetët”

593
Sigal

Dje, paradite, përballë hyrjes te salla e Parlamentit, deputeti i PS-së Paulin Sterkaj bashkëbisedonte me një grup gazetarësh. Ndërkohë, vjen drejt hyrjes të Parlamentit edhe ministri për Çështjet e Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi. Deputeti Sterkaj, shkëputet nga gazetarët dhe takohet përzemërsisht me ministrin. E pyes deputetin, nëse ministri Çuçi ua hap telefonin, meqë deputetët socialistë, tashmë ankohen publikisht se ministrat socialistë nuk ua hapin më telefonin as deputetëve, për të përcjellë shqetësimet dhe problemet e elektoratit të tyre. Deputeti Sterkaj, duke u përqafuar edhe një herë me ministrin, si për të na dëshmuar se sa intimitet kanë deputeti me ministrin, na thotë se atij vetë nuk i ka ndodhë kurrë që ndonjë ministër të mos i hapë telefonin, kur i telefonon. Ndërsa ministri Çuçi, duke dëgjuar me interes bisedën e deputetit Sterkaj me gazetarët, ndalon dhe kthehet edhe ai nga gazetarët dhe me një ton miqësor e dashamirës, madje edhe duke qeshur, thotë batutën: “Unë s’kam asgjë në dorë, ndaj nuk më telefonojnë deputetët”. Pyetjes, se deputetët telefonojnë te ministrat vetëm për çështje punësimi, ministri Çuçi, duke qeshur, largohet, me një lëvizje në ajër të dorë, si për të thënë: “Vetëkuptohet”!