Ministri Beqaj largohet nga posti, por nuk harron të firmosë në ditën e shkarkimit, edhe 6 miliardë lekë tenderë

473
Kolltukët e katër ministrave të Rilindjes ende pa zbardhur drita u zëvendësimin me katër figura të tjera, performancë e të cilëve është shumë herë më e dobët se sa ajo e atyre që u larguan. Ministria e Shëndetësisë mbetet pa dyshim vendi më i përfolur, falë edhe koncesioneve të shumëpërfolura, spitaleve të boshatisura, mungesës së medikamenteve të jetës (Onkologjiku) e shumë e shumë të tjera. Sigurisht që analiza mundet të bëhet edhe më e thellë në ditët në vazhdim ,por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se ikën Ministri Klosi në mënyrë të çuditshme pasi vizioni dhe përkushtimi i tij kanë qenë maksimal. Ikën edhe ministri Tahiri dhe që të dy zëvendësohen nga një tjetër grup sikurse është dyshja Shalsi- Xhafa. Nuk dihet saktësisht se kush e kërkojë largimin e Tahirit dhe Klosit por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se që të dy janë kundërshtar të kryebashkiakut të kryeqytetit dhe njerëz të pa lakuar si shërbëtor të klanit “Soros’. Emërimet e Xhaçkës dhe Manastirliut janë dy lidhje të shkurtra të kreut të Rilindjes me Sorosin dhe mjaftin e dikurshëm. Gjithsesi ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se sektori më problematik sikurse është shëndetësia do të vazhdojë të lundrojë në kaos dhe pasiguri dhe, se një jo profesionist dhe titullar që ka ngjallur shumë polemika do të zëvendësohet nga një tjetër drejtuese, sikurse është ajo e QSUT ,e cila pasi dështoi të menaxhojë spitalin më të rëndësishëm të vendit, i është besuar të drejtojë dhe “menaxhojë” edhe spitalet e tjera të vendit. Fakti që dje prezantimi u bë nga vetë Kryeministri tregon se edhe zgjedhja ka qenë personale dhe jo e strukturave partiake. Angazhimi i shefit të qeverisë ishte i tillë sa pak orë përpara mbërritjes së Ramës, në ambientet e spitalit janë futur për kontroll qentë anti-eksploziv dhe shërbime të përforcuara të rendit dhe sigurisë. Nuk më duket ndonjë qeveri politike, pasi shoh pak socialistë dhe shumë Rilindës në këtë qeveri. Edhe qeveri teknike nuk mund të them, pasi vazhdojmë dhe në mjekësi dhe drejtohemi nga drejtues të Urbanistikës. Nuk dua të them që më ngjan me një qeveri “lesbike” pasi kam respekt për këtë kategori dhe kam frikë se i ul vlerat po të krahasohen me qeverinë tonë. E ndërkohë që kreu i qeverisë prezantonte ministren e re në sallat luksoze të arsimit mjekësorë në pavijone bëhej kërdia dhe kaosi kishte mbuluar reanimacionin e kardiologjisë dhe neurologjisë dhe neurokirurgjisë. Sigurisht që fajtorë nuk janë mjekët e talentuar por ambientet e ngushta dhe të përgjysmuara nga e ashtuquajtura reformë në shëndetësi, e cila duhej të fillonte me idenë se Tirana ka nevojë për një spital të ri ose të zgjerohen pavijonet dhe jot u jepen privatëve sikurse është ai i spitalit ushtarak dhe një pjesë e ambienteve tek QSUT. Ndaj këta zotërinj duhet ta dinë se pamjet e pjesëve të spitalit të fotografuara sot tregojnë se ka ardhur koha që me votën tonë të ndryshojmë shëndetësinë.

E sikur të mos mjaftonte kjo një tjetër lajmë e bënë edhe më të çuditshëm këtë ndryshim ministrash. Zoti Beqaj shpall pikërisht sot fitues të tjerë tenderësh në vlera të konsiderueshme. Sigurisht, këto prokurime duhej të bëheshin por do të ishte më e saktë dhe udhës që, shpalljen e tyre fitues t’i bënte pasardhësja e tij. Në redaksinë e Telegraf dje mbërritën faksimile të shumta për tenderin e Hemodinamikës ku të pesta lotet kapnin një shumë që arrinte në vlerën e 1 miliard e gjysmë lekë. Sipas firmave pjesëmarrëse janë skualifikuar kompani prestigjioze dhe me çmim më të ulët se sa ato të shpallura fituese. Kaq mjafton për të thënë se dhënia e tenderëve kompanive me çmime maksimale dhe në kufijtë limitë të përcaktuar nga ligji ,tregojnë se ky tender është i kompromentuar. Gjithashtu po dje nga ministria e shëndetësisë janë shpallur edhe dy tenderë të tjerë në vlera të konsiderueshme ,ku njëri është në vlerën 34 milion lekëve me tvsh dhe tjetri në vlerën e 4 miliardë e gjysmë lekë . Fakti që ministrat firmosin edhe në ditët e fundit të largimit, tregon se serioziteti dhe respekti për fondet e taksapaguesve mungon tërësisht.
“ QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NENE TEREZA” TIRANË 
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor 
Emri Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” Tiranë 
Adresa Rruga e Dibrës Nr. 372, Tirane

Fondi limit total: 436,586,388.06231 (katërqind e tridhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë). lekë pa TVSH
“- Objekti i prokurimit: “ Mirëmbajtje e objekteve ndërtimore ne QSUT” për vitin 2017. 
– Fondi limit: 29 124 351 (njëzet e nënte milionë e njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind e pesëdhjetë e një) lekë pa TVSH 
Sigal