Ministri Ahmetaj takim për informimin e bizneseve

564
Disa ditë më parë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka urdhëruar drejtoritë tatimore, që të mos vendosin gjobë ndaj bizneseve, të cilat, nga 1 prilli do të futen në skemën e re të TVSH-së. Por, problemi më kryesor është informimi i plotë i vetë bizneseve të vogla. Ndaj, edhe ministry Ahmetaj po zhvillon aktivitete për të sensabilizuar opinionin e bizneseve të vogla, që të kenë të gjitha njohuritë për ta zbatuar konkretisht skemën e TVSH. Kështu, në këtë kuadër informimi, sot, ora 10:00, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj do të zhvillojë një takim me gazetarë në kuadër të informimit të bizneseve që preken nga ndryshimi i pragut të TVSH. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë, salla e mbledhjeve. Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Sigal