Ministri Ahmetaj: Reformat e rritja ekonomike rritën investimeve të huaja

463
Sigal

Dje në Kuvend, duke folur në parlament për ndryshimet e propozuara në ligjin e investimeve strategjike, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka folur për rritje të investimeve të huaja në Shqipëri. Ministri e konsideron miratimin e Eurobondit me interes 3.55% si tregues të qartë për rritjen e besimit të investitorëve ndaj vendit tonë. Duke marrë shkasë nga ndryshimet në ligjin për investimet strategjike, të cilat shtyjnë afatin e aplikuesve për përfitimin e këtij statusi deri në 31 dhjetor 2019, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, nga foltorja e Parlamentit foli për rritje të investimeve të huaja si produkt i reformave të qeverisë, të kurorëzuara, sipas tij, me miratimin e Eurobondit me interes 3.55%. “Investimet e huaj kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 mujorin e parë e kemi rritjen e investimeve të huaja 28%. Investimet në tërësi dhe të huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pardje është fakt i gjallë, i vërtetë, se pranuan të investojnë te siguria e Shqipërisë  me 1 kupon 7 vjeçar afatgjatë më një nivel 3.5 %. Përpara disa vjetësh na shikonin me dyshim dhe te 5-vjeçari ishin 123 investitorë afërsisht që morën pjesë në kërkesat në blerjen e eurobondit”. Në vijim të kësaj linje, ministri Ahmetaj lajmëroi edhe përgatitjen e një iniciative ligjore lidhur me investimet e huaja. “Ne jemi duke përgatitur një ligj integral për investimet e huaja, ku do i trajtojmë në parim, me detaje dhe transparencë investimet e huaja në Shqipëri”. Për ministrin e Financave Ahmetaj është pikërisht puna e qeverisë ajo që mundësoi që problemet në vendet e Evropës nuk arritën të ndikonin vendon tonë.