Ministri Ahmetaj: Ndryshimi i ligjit për buxhetin 2018 bëhet për të garantuar shpërblimet e pensionistëve dhe shtresave në nevojë

572
Sigal

Ndryshimi i ligjit të buxhetit të vitit 2018 bën të mundur arritjen e tre objektivave të rëndësishëm garantimin e shpërblimit të pensionistëve dhe shtresave në nevojë, rritjen e eficiencës së përdorimit të burimeve publike përmes rialokimeve mes zërave të shpenzimeve, rritjen e sigurisë në realizimin e treguesve të buxhetit”. Kështu deklaroi Ministri i Finanacve dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, në seancën plenare të Kuvendit, ku dje u diskutua dhe u miratua Akti normative “Për disa ndryshime në Ligjin nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”. Ai theksoi se zhvillimet kryesore makroekonomike nё pjesёn e parё tё vitit 2018 tregojnë ritme pozitive dhe pёrshpejtuese tё rritjes ekonomike në vendin tonë. Sipas tij, prodhimi i Brendshёm Bruto (PBB) real u rrit me 4.45% nё tremujorin e parё tё vitit 2018, nga 3.84% qё shёnonte pёr tё gjithё vitin 2017, duke vijuar trendin mbi katёrvjeçar tashmё, qё prej vitit 2014 tё pёrshpejtimit tё ritmit tё rritjes. Kontributin kryesor në rritjen ekonomike të vendit, -tha Ahmetaj, – pёr tremujorin e parё tё vitit 2018 e kanë dhënë degët: Industria me +2.42 pikё pёrqindje; Tregtia me shumicё dhe pakicё, etj. me +0.54 pikë përqindje; dhe Bujqёsia, pyjet dhe peshkimi me +0.37 pikë përqindje. “Nga pikёpamja e shpenzimeve, rritja ekonomike nё tremujorin e parё tё 2018 u gjenerua nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Konsumi total u rrit me rreth 2.96% në terma realë, po aq edhe ai privat”, theksoi ministri Ahmetaj. Ministri u shpreh se performanca e mirë e ekonomisë reale u reflektua në mënyrë të qartё edhe në tregun e punës. “Nё fund tё vitit 2017, shkalla e papunësisë ra në 13.6%, ndёrsa vijoi tё bjerё edhe nё T1-2018 nё 12.5% duke regjistruar nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2012. Ndërkohë, punësimi (për popullsinë 15 vjeç e lart) u zgjerua me 3.4% gjatë vitit 2017 ose me rreth 38 mijë të punësuar”, theksoi Ahmetaj. Ai deklaroi më tej se punёsimi u zgjerua gjithashtu nё T1-2018 me 3.5% krahasuar me T1-2017. Po ashtu forca e punës u zgjerua me 2.4% në terma vjetorë dhe shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore vazhdoi të rritet duke arritur në 67.4% në fund të 2017 krahasuar me 65.7% që ishte në fund të vitit 2016.